Gjykata Administrative e Apelit ka pranuar padinë e Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion, duke pezulluar vendimin e Dhomës së Avokatisë për bojkotimin e seancave në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Vendimi vjen pas kërkesës së Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion për rrëzimin e bojkotit, i cili kishte prekur zhvillimin e proceseve gjyqësore në GJKKO.
Me pezullimin e vendimit të Dhomës së Avokatisë, situata lidhur me bojkotin pritet të marrë një drejtim të ri.