Protesta e studentëve vijon edhe këtë të martë në Tiranë, ku pjesëmarrësit kanë marshuar në disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit.
Pas grumbullimit Ministrinë e Arsimit ata u zhvendosën drejt Fakultetit Ekonomik ku i bënë thirrje studentëve të tjerë t’u bashkohen në protestë.
Më pas studentët vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit duke u ndalur edhe te Drejtoria e Policisë së kryeqytetit ndërsa më pas përshkruan të gjithë rrugën Myslym Shyri me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar largimin e tij nga detyra.













