Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Qeveria heq taksën e qarkullimit, çmimi i naftës ulet automatikisht me 32 lekë për litër në pompë

    “Do dyfishohen pensionet”, Rama prezanton masat fiskale: Ulim normën e TVSH-së për ushqimet bazë

    “Buxhet historik për 2027, mbi 10 miliardë euro”, Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja!

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » “Do dyfishohen pensionet”, Rama prezanton masat fiskale: Ulim normën e TVSH-së për ushqimet bazë
    Kryesore

    “Do dyfishohen pensionet”, Rama prezanton masat fiskale: Ulim normën e TVSH-së për ushqimet bazë

    October 28, 2026
    "Do dyfishohen pensionet", Rama prezanton masat fiskale: Ulim normën e TVSH-së për ushqimet bazë

    Gjatë konferencës për mediat, Rama foli edhe për buxhetin e vitit 2027, rritjen e pensioneve dhe masat që qeveria synon të ndërmarrë për lehtësimin e familjeve përballë kostove të jetesës.

    Kryeministri deklaroi se rritja ekonomike i ka krijuar mundësinë qeverisë për të dyfishuar rritjen e pensioneve në vitet pasardhëse. Ai tha se është i vetëdijshëm për rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe naftës.

    Rama njoftoi gjithashtu se buxheti i vitit 2027 do t’i përcillet Kuvendit dhe do të kalojë për herë të parë pragun e 10 miliardë eurove. Sipas tij, edhe borxhi publik ka zbritur në një nivel historikisht të ulët.

    “Lajmi i parë në radhën e lajmeve të mira që kam për familjet e zakonshme të këtij vendi është se, falë rritjes së ekonomisë, jemi gati për të hedhur një hap të shumëpritur: ulim normën e TVSH-së për ushqimet bazë nga 20% në 6% për 54 produkte, ku përfshihen mishi, peshku, bulmeti, vezët, mielli, vajrat, sheqeri, makaronat, frutat dhe ushqimet bazë për foshnjat.

    Vetëm me këtë lëvizje, ne shtojmë në arkën e familjeve shqiptare 150 milionë euro në vit për ushqimin, të cilat deri më sot i kalonin shtetit përmes TVSH-së prej 20%.

    Për të gjitha mallrat jashtë shportës bazë, të gjithë ne do të kontribuojmë që shporta për ata që e kanë më të vështirë fundin e muajit të jetë e garantuar si një shpenzim i arsyeshëm.


    Nuk rrisim normën e tatimit mbi sipërmarrjen, e cila mbetet 15%. Ndryshe nga sa ju thonë ekranet e korruptuara dhe portalet e paguara, ne i tatojmë të mëdhenjtë me normën më të lartë në Ballkanin Perëndimor, prej më shumë se dhjetë vitesh.

    Sot rrisim edhe tatimin mbi dividendin e tyre, i cili, duke shkuar nga 8% në 15%, i ngarkon biznesmenët e mëdhenj me një taksë më të ndershme mbi fitimin e tyre, në funksion të atyre që kanë më pak.

    Ekonomia na e ka dhënë mundësinë, rritja e pensioneve të dyfishohet në çdo vit pasardhës. Rritja e këtij viti do të jetë e dyfishuar, e kam thënë për ata që e bënë madhështore protestën e Flamingos, jam i vetëdijshëm nga rritja e kostos së ushqimeve apo e naftës”, u shpreh Rama.

    buxheti 2027 çmimet e ushqimeve deklarata e Ramës dyfishimi i pensioneve Edi rama ekonomia shqiptare lehtësimi i kostos së jetesës masat fiskale Paketa Fiskale 2027 pensionistët në Shqipëri politika ekonomike rritja e pensioneve taksat në Shqipëri TVSH për ushqimet bazë ulja e TVSH-së
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Qeveria heq taksën e qarkullimit, çmimi i naftës ulet automatikisht me 32 lekë për litër në pompë

    October 28, 2026

    “Do dyfishohen pensionet”, Rama prezanton masat fiskale: Ulim normën e TVSH-së për ushqimet bazë

    October 28, 2026

    “Buxhet historik për 2027, mbi 10 miliardë euro”, Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja!

    October 28, 2026

    “Duan kokën time, por nuk jap dorëheqjen”, Rama mesazh protestuesve: Do të jem në detyrë deri ditën e fundit të kontratës me shqiptarët!

    October 28, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.