Kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur kërkesave të protestës deklaroi se nuk e njeh gjuhën e forcës, dhunës dhe imponimit.

Kreu i qeverisë u shpreh i hapur ta rishikuar Paktin për Universitetin, si dhe bëri me dije se do të hapet një dritare dixhitale për dialogun.


“Unë gjuhën e forcës, të dhunës, së imponimit nuk e njoh. Si kryeministër me dialog e kam koordinuar përpjekjen e përbashkët me studentët për Paktin për Universitetin pas protestës masive të vitit 2018. Edhe atëherë u desh ca javë që të niste dialogu, sepse edhe atëherë, po ata tipa të mbrapshtë mes pedagogëve, nga një qorr neokomunist te ca të verbër demokratikas, bashkë me të reja dhe të rinj që u shkonin pas si idhtarëve idhujve të rremë, bënin po këtë punë që bëjnë sot, s’ka dialog, plotëso pikat tona. Halli është se sikur të funksiononte kështu liria s’do kishte më bashkëjetesë demokratike por mbijetesë xhungle. Kështu ose bëj si themi ne, ose ne do thyejmë dynjanë e s’do shkojmë në mësim, e të tjera si këto nuk ka. Ejani të uleni ku të doni dhe si të doni”.

Rama tha se kjo shumicë qeverisëse do të jetë këtu deri në ditën e fundit të qeverisjes, ndërsa u shpreh se është i gatshëm për dialog, kur të duan dhe ku të duan ata që protestojnë. (A2 Televizion)