Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 16-të e protestës, studentët kryeministria: Rama jepe dorëheqjen

Përplasja tragjike e dy trenave në Spanjë, bilanci i viktimave shkon në 64 të vdekur

Përplasja tragjike e dy trenave në Spanjë, bilanci i viktimave shkon në 64 të vdekur

14:14, 28/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Numri i viktimave nga aksidenti hekurudhor është rritur në 64, bëjnë të ditur për RTVE, El País dhe Reuters burime nga qeveria rajonale e Castilla-La Mancha.

Ky aksident ka shkaktuar më shumë viktima se përplasja e trenave në Adamuz, në janar të këtij viti, dhe është fatkeqësia e tretë më e rëndë hekurudhore në Spanjë që nga vitet 1970, ndërkohë bilanci i viktimave pritet të ndryshojë sërish.

Aksidenti

Nëntë muaj pas aksidentit hekurudhor në Adamuz, në provincën e Kordobës, ku humbën jetën 46 persona, sistemi hekurudhor spanjoll u godit nga një tjetër aksident fatal. Dy trena që udhëtonin nga Madridi drejt Seviljes, njëri i kompanisë shtetërore Renfe dhe tjetri i kompanisë private Iryo, u përplasën mëngjesin e sotëm mes qyteteve Mora, Orgaz dhe Urda, në provincën e Toledos.

Përplasja u ka marrë jetën të paktën 64 personave, nga gjithsej 544 pasagjerë që udhëtonin me dy trenat, mes tyre edhe një foshnjë.

Ku ndodhi aksidenti?

Përplasja ndodhi në orën 08:54, në kilometrin e 118-të të linjës hekurudhore, mes qyteteve Mora, Orgaz dhe Urda, në provincën e Toledos.

Treni i kompanisë Iryo kishte 146 pasagjerë dhe një foshnjë, ndërsa treni Renfe 2080 transportonte 397 pasagjerë.

Cili ishte shkaku i aksidentit?

Deri më tani nuk dihet zyrtarisht shkaku i aksidentit. Një zëdhënës i Ministrisë së Transportit shpjegoi se, sipas të dhënave paraprake, treni AVE mund të jetë përplasur nga pas me trenin e kompanisë Iryo. Si pasojë, dy vagonë të këtij të fundit dolën nga shinat dhe ranë në një skarpatë.

Sipas burimeve brenda ministrisë, treni Renfe i përfshirë në aksident kishte ndaluar dhe ngadalësuar lëvizjen disa minuta më herët për shkak të një problemi me qarkullimin në linjë.

Shpjegimi paraprak i ngjarjes lë të dyshohet për një gabim njerëzor. Kur sistemi i sigurisë dështoi, rreth tetë trena në zonë ndaluan. Më pas, atyre iu dha urdhri për të vijuar udhëtimin, por treni Iryo nuk mundi të lëvizte dhe mbeti i ndaluar.

Një operator në qendrën e kontrollit të Atocha-s, në Madrid, i dha gabimisht trenit Renfe urdhrin për të vazhduar lëvizjen, megjithëse treni Iryo bllokonte linjën. Kjo çoi përfundimisht në përplasjen nga pas mes dy trenave, me një shpejtësi që ende nuk është përcaktuar.

Hetimet vijojnë, ndërsa këto janë përfundimet paraprake të teknikëve, sipas burimeve qeveritare, shkruan El Pais.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco