Kreu i qeverisë ka dalë sot sërish në media me një videomesazh dhe ku sulmon pa pikën e ndjenjës së fajit për gjendjen ku është Shipëria, studentët dhe rininë që i kërkojnë përditë dorëheqjen.
Ai në vend që të realizojë kërkesën e tyre u ka dërguar përditë policinë e mercenarëve të tij të paguar duke i dhunuar deri në barbari.
I shpërfytyruar ka sulmuar edhe mediat pse bëjnë transparencë dhe mbulojnë protestat e studentëve. Ndërkohë që vetëm gjatë ditëve të protestës ka 46 raste dhune ndaj punonjësve te medias që po transmetojnë me orë të zgjatura revoltën e qytetarëve shqiptarë, pikërisht kundër këtij akuzuesi që fshihet skutave duke publikuar videomesazhe dhe derdh vrer ndaj rinisë që e do Shqipërinë pa Edi Ramën
Rama: Por mes pafundësisë së dritave dhe hijeve të realitetit tonë, kam parë qartësisht se sa ndryshe , se sa e sa here më e thellë në shpirtin e saj dhe më e kthjellët në mendjen e saj është Shqipëria që nuk përfaqësohet as nga kjo turmë agresorësh të hapësirës publike, qoftë në rrugët e Tiranës, qoftë në pasqyrat e I-phoneve dhe as jo e jo nga ekranet e korruptuara televizive. Ku një grup urrejtësish profesionistë dhe vipash e tipash që jetojnë në luksin e evazionit fiskal janë bërë këto javët e fundit një kor si të dehurish nga kënaqësia e dhunës.
© SYRI.net