Erion Veliaj ka mbërritur në burgun e Fierit, pas transferimit nga Durrësi.
Vendimi për transferimin e tij në Fier u mor nga Drejtoria e Burgjeve, ndërsa vetë Veliaj e konsideroi veprimin si një rrëmbim policor.
Veliaj tha në një reagim se ka kundërshtuar transferimin e tij drejt Fierit, ndërkohë që nuk iu dha asnjë arsye lidhur me këtë.
Veliaj, i cili prej shkurtit të vitit 2025 qëndronte në paraburgimin e Durrësit pas arrestimit në kuadër të hetimeve të SPAK, tashmë do të mbahet në institucionin e vuajtjes së dënimit në Fier.













