Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 16-të e revoltës, studentët marshojnë në rrugët e Tiranës - Rama jepe dorëheqjen

SYRI TV/ Bojkot në universitetin e Shkodrës e Korçës, studentë dhe pedagogë qëndrojnë së bashku

14:27, 28/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

SYRI TV

Në universitete ne rrethe siç është Shkodra apo edhe Korça bojkoti i mësimit nga studentët dhe pedagogët vijojnë ende. Studentët kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, teksa pedagogët kanë dënuar dhunën brutale të policisë, ushtruar ndaj studentëve dhe të rinjve.

Bojkoti në universitetin e Shkodrës nuk është ndalur nga studentët dhe pedagogët që janë së bashku në këtë vendim. Studentët shprehen se do të vijojnë bojkotin duke u qëndruar kërkesavë të tyre dhe plotësimit të tyre.

Një prej pedagogëve në Universitetin e Shkodrës, Sebastjan Mjekaj, thekson se situata është shumë shqetësuese. Sipas tij, pamjet e dhunës ndaj studentëve janë problem për të gjithë shoqërinë, ndërkohë shton se do të vijojë mbështetja ndaj studentëve.

Prej ditësh, në pjesën më të madhe të fakulteteve në Universitetin e Shkodrës nuk zhvillohet mësimi. Por gjithashtu e njëjta situatë është edhe në universitetin e Korcës.

Edhe në këtë qytet studentët dhe pedagogët kanë vijuar bojkotin e mësimit, duke qëndruar vendimit që është marrë për plotësimit të kërkesave të tyre ku kryesorja nga të gjitha këto është ajo e dorëheqjes së kryeministri Edi Rama. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco