Balla pas takimit me ambasadoren Sofia Moreira de Sousa: Bisedë e frytshme mbi agjendën e anëtarësimit në BE

28 Tetor 2026 | 14:37

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka takuar këtë të mërkurë drejtuesen e re të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, ambasadoren Sofia Moreira de Sousa.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, krahas fotos, Balla ka bërë të ditur se gjatë takimit me ambasadoren kanë diskutuar agjendën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe ruajtjen e ritmit të negociatave.

“Një bisedë e frytshme me Drejtuesen e re të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ambasadoren Sofia Moreira de Sousa, mbi agjendën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe rëndësinë e ruajtjes së ritmit dhe momentumit të negociatave.

Kuvendi i Shqipërisë ka një rol thelbësor në këtë proces historik, përmes avancimit të reformave, përafrimit të legjislacionit me acquis të BE-së dhe forcimit të mbikëqyrjes parlamentare.

Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një objektiv strategjik kombëtar, që kërkon angazhim të qëndrueshëm, përgjegjësi institucionale dhe bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë evropianë”, ka shkruar Balla.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Durrësi në Fier, Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn (VIDEO)

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është transferuar këtë të mërkurë në burgun e Fierit, pas një vendimi të marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve....
14:34 | 28/10/2026

Transferimi nga burgu i Durrësit në Fier, reagon Veliaj: Rrëmbim policor, cenon rëndë të drejtat e mia

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj këtë të mërkurë ka dalë me një reagim në mediat sociale lidhur me vendimin për transferimin e tij nga IEVP...
14:05 | 28/10/2026

Bojkoti i mësimit nga studentët dhe pedagogët, Rama: Gjuhën e forcës dhe të imponimit nuk e njoh, dua liri dhe dialog

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në konferencë për mediat foli edhe lidhur me bojkotin e mësimit nga studentët dhe pedagogët. Rama e ka cilësuar bojkotin...
13:54 | 28/10/2026