Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Xabi Alonso në telashe, humbet për disa javë sulmuesin kryesor tek Chelsea

    Shfrytëzim për prostitucion në Berat, Prokuroria kërkon 21 vite burg për dy të pandehurit

    U dërgua drejt paraburgimit të Fierit, Veliaj: Transferim politik, për mua përbën rrëmbim policor!

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Shfrytëzim për prostitucion në Berat, Prokuroria kërkon 21 vite burg për dy të pandehurit
    Aktualitet

    Shfrytëzim për prostitucion në Berat, Prokuroria kërkon 21 vite burg për dy të pandehurit

    October 28, 2026
    Shfrytëzim për prostitucion në Berat, Prokuroria kërkon 21 vite burg për dy të pandehurit

    Prokuroria e Beratit ka kërkuar në total 21 vite burg për dy shtetasit me inicialet R.L. dhe E.V., të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni.

    Në përfundim të hetimeve për procedimin penal të vitit 2025, organi i akuzës kërkon 12 vite burg për R.L. dhe 9 vite për E.V.

    Sipas Prokurorisë, nga hetimet ka rezultuar se dy të pandehurit kanë shfrytëzuar për prostitucion shtetasen Y.Sh., duke organizuar aktivitetin e saj dhe duke përfituar financiarisht nga të ardhurat e siguruara.

    Nga deklarimet e viktimës ka rezultuar se ajo ushtronte prostitucion në zonën e Urës Vajgurore, në Berat. Bashkëjetuesi i saj, R.L., kishte dijeni për këtë aktivitet dhe, sipas hetimeve, merrte paratë që ajo fitonte kur kthehej në banesën ku jetonin së bashku. Ndërkohë, klientët dyshohet se siguroheshin nga E.V., i cili kishte në pronësi një klub ku shtetasja punonte e kamufluar si valltare.

    Sipas organit të akuzës, të ardhurat nga prostitucioni ndaheshin përgjysmë mes R.L. dhe mikut të tij, E.V. Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se dy të pandehurit dyshohet se kanë tentuar ta dërgonin shtetasen në Greqi për ta shfrytëzuar atje, duke kërkuar në këmbim nga 500 euro në muaj secili.

    Gjatë hetimeve, R.L. ka pranuar se e kishte shtyrë bashkëjetuesen e tij të ofronte shërbime seksuale për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike. Ai ka deklaruar gjithashtu se, në disa raste, e kishte ndihmuar për të gjetur klientë që paguanin për marrëdhënie seksuale.

    Prokuroria vlerëson se R.L. ka pasur rol organizues në këtë veprimtari, duke siguruar klientët, përcaktuar vendet ku do të ushtrohej prostitucioni dhe çmimet që do të paguanin klientët, si dhe duke përfituar materialisht nga të ardhurat.

    Ndërsa E.V. dyshohet se ka luajtur rolin e ndihmësit, duke e marrë shtetasen Y.Sh. në ambientet e klubit të tij, në marrëveshje me bashkëjetuesin e saj, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion dhe përfitimin financiar.

    Në përfundim të hetimeve, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat kërkon dënimin me 12 vite burg për R.L. dhe 9 vite burg për E.V., për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”, të parashikuar nga neni 114/2 i Kodit Penal.

    dënimi për prostitucion drejtësia në Shqipëri dy të pandehurit hetime penale kërkesa për 21 vite burg krimi në Berat kronika e zezë lufta kundër trafikimit proces gjyqësor Prokuroria e Beratit prostitucion në Berat shfrytëzim për prostitucion shfrytëzim seksual trafikim i personave zhvillime nga prokuroria
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Xabi Alonso në telashe, humbet për disa javë sulmuesin kryesor tek Chelsea

    October 28, 2026

    Shfrytëzim për prostitucion në Berat, Prokuroria kërkon 21 vite burg për dy të pandehurit

    October 28, 2026

    U dërgua drejt paraburgimit të Fierit, Veliaj: Transferim politik, për mua përbën rrëmbim policor!

    October 28, 2026

    Qeveria heq taksën e qarkullimit, çmimi i naftës ulet automatikisht me 32 lekë për litër në pompë

    October 28, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.