‘Një goditje të pastër politike brenda llojit’ e quan deputeti demokrat Arjan Ndoja transferimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nga burgu i Durrësit në burgun e Fierit.
“Veliajt fillimisht I bënë kontrolle për mbajtje të telefonave celularë, ndërkohë që tani nbëjnë transferimin. Duhet të ketë një arsye pse ndodh transferimi” shton më tej deputeti.
Në një intervistë për Syri Tv Ndoja ndalet dhe në dosjen ndaj Belinda Ballukut që SPAK tashmë e ka çuar në GJKKO. Deputeti i cili ka qenë dhe ish prokuror parashikon një proces gjyqësor që do të zgjasë.
Nëse procesi gjyqësor do të jetë normal dhe jo me gjykim të shkurtuar, do të zgjasë 2 vjet. Pra në kushte normale bie që ti afrohet mbarimit të mandatit të saj derisa të ketë një vendim penal. Në rastin më të keq negativ, në rastin më të mirë pozitiv. Duke mos pasur një masë arresti ‘burg’ apo ‘në shtëpi’ procesi bëhet edhe më I thjesht për personin që e ka’
Ai e quan goditje ndaj reformës në drejtësi mosdhënien e autorizimit nga parlamenti për ndjekjen penale ndaj deputetes socialiste, e cila ka mbajtur dhe postin e ish zv/kryeministres.
“Mosdhënia e pëlqimit për autorizimin për të ushtruar ndjekje ponale dhe vendosjen e masës së sigurimit nga SPAK ishte goditje para faktorit ndërkombëtar për reformën në drejtësi. Ky ishte grushti më i madh i reformës në drejtësi. Ky është rasti i parë kur nuk i jepet me kaq shumë akuza.
Sa i takon situatës aktuale të protestave, Ndoja nënvizon se tashmë qeverisja e PS-së ka rënë dhe e vetmja mënyrë për të ndalur protestën studentore është dorëheqja e Ramës dhe zgjedhje të reja të parakohshme.
“Ju të gjithë jeni koshient se qeverisja e PS-së tashmë ka rënë, është thjesht formaliteti se kur do të gjejë formën e transformimit deri në zgjedhjet e ardhshme të parakoshme që do të jetë zgjidhja e vetme për protetat dhe problemet reale shqiptare” tha Ndoja për gazetaren Sibora Bitri.
© SYRI.net
SYRI TV/ Bojkot në universitetin e Shkodrës e Korçës, studentë dhe pedagogë qëndrojnë së bashku
Rama lë spitalet në mëshirë të fatit, vetëm 1.5% më shumë për shëndetësinë, ndërkohë që nevoja për ilaçe është akute
Kreu i PL takim me dy deputetët e PS/ Meta: U paraqita shkeljet e rënda ligjore të procesit penal!