Për çështjen Mbappe-Kinë ka mbajtur qëndrim zyrtar edhe klubi i Real Madrid, një ndjesë publike për polemikat që përfshinë sulmuesin francez ditët e fundit. Në një komunikatë për shtyp, klubi madrilen shprehet se ka respekt të thellë për pupullin kinez.
“Dëshirojmë t’i kërkojmë falje popullit kinez për keqkuptimin që mund të jetë shkaktuar nga fjalët e lojtarit tonë, Kylian Mbappé. Klubi ynë ka respekt të thellë për Kinën, historinë e saj, kulturën dhe qytetarët, ashtu si dhe për miliona tifozë kinezë që admirojnë Real Madrid”, – shkruhet në komunikatë.
Polemikat lindën pas disa batutash të Mbappe për Mao Ce Dunin, çka solli më pas ndërprerjen e bashkëpunimit nga tre sponsorë kinezë për lojtarin francez. Po ashtu, televizioni i Pekinit ndërpreu transmetimin e kampionatit spanjoll.
“Klubi i bashkohet ndjesës publike të Mbappe, ku vetë lojtari ka shprehur keqardhjen për fjalët e thëna dhe evidentoi respektin për popullin kinez. Jemi për vlerat e respektit dhe bashkëjetesës mes kulturave. Duam të vazhdojmë të forcojmë lidhjet e miqësisë që e bashkojnë Realin me Kinën dhe qytetarët e saj”, – shkruhet gjithashtu në komunikatën e klubit spanjoll.


