Nga Belind Këlliçi
Ditën që SPAK mbylli hetimet për Belinda Ballukun me 5 akuza dhe 13 vepra penale, Edi Rama doli dhe sulmoi studentët që janë ngritur kundër korrupsionit.
Ditën kur SPAK mbylli dosjen, ku Belinda Balluku akuzohet se ka abuzuar me 1.2 miliardë euro, Edi Rama doli dhe u mburr me buxhetin dhe propagandoi masat për popullin.
Në atë buxhet që nuk është i Edi Ramës por produkt i punës dhe taksave të shqiptarëve, mungojnë pikërisht 1.2 miliardë euro që i ka marrë Belinda Balluku, bashkëpunëtorja kryesore e Kryeministrit më të korruptuar në Europë.
1.2 miliardë euro që mungojnë, janë 1/10 e buxhetit.
Edi Rama sot është nën akuzë. Ai ka dorën e tij të gjatë në këto para që u janë vjedhur shqiptarëve. Ai duhet të thotë ku shkuan këto para? Duhet të thotë pse e mbrojti Belinda Ballukun në Kuvend me 82 vota?
Ky hajdut, duhet të mbajë llogari e të dalë para drejtësisë përpara se nga goja e tij e pisët të nxjerrë fyerje për studentët e për të rinjtë e këtij vendi, të cilët duan ndryshim.
© SYRI.net