• Kontakt
Wednesday, October 28, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Taksa të reja për influencerët, apartamentet bosh, vilat në bregdet dhe makinat e luksit

15:26 : 28/10/2026
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Qeveria po përgatit një sistem të ri taksimi për ekonominë digjitale, që do të përfshijë të ardhurat e gjeneruara nga rrjetet sociale dhe tregtia online. Paralelisht, parashikohen taksa më të larta për apartamentet që mbahen bosh, vilat në bregdet dhe automjetet e luksit, si dhe tarifa të shumëfishuara për konsumin e ujit në pishina.

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një tjetër paketë ndërhyrjesh fiskale, e cila synon zgjerimin e bazës së tatimpaguesve dhe vendosjen e një barre më të lartë tatimore mbi individët që sigurojnë të ardhura të konsiderueshme nga aktivitetet digjitale ose zotërojnë pasuri të shtrenjta.

Në deklaratën e tij për ndryshimet fiskale, Rama bëri të ditur se Ministria e Financave po përgatit një projekt të veçantë për taksimin e ekonomisë digjitale, duke nisur nga personat që gjenerojnë të ardhura përmes rrjeteve sociale dhe duke vijuar me aktivitetet e mirëfillta të tregtisë elektronike.

“Ka ardhur koha e një sistemi të ri taksimi të ekonomisë digjitale, duke filluar nga ata që jetojnë goxha mirë, dhe jam shumë i lumtur për këtë, me lajke e followers-a dhe duke vazhduar me tregtinë e mirëfilltë digjitale”, deklaroi Kryeministri.

Lexo edhe:

Hiqet taksa e qarkullimit, barra kalon te shoferët dhe makinat elektrike/ Ndryshimet në paketën fiskale

Protestat studentore/ Ambasadori i OSBE: Zëri i qytetarëve nuk është dëgjuar

Kjo nismë pritet të prekë veçanërisht krijuesit e përmbajtjes në rrjetet sociale, të njohur si influencerë, të cilët realizojnë të ardhura nga reklamat, bashkëpunimet tregtare, promovimi i produkteve dhe shërbimeve, si dhe forma të tjera të monetizimit të audiencës së tyre.

Në fokus do të jetë edhe tregtia online, një aktivitet ekonomik që është zgjeruar ndjeshëm me zhvillimin e platformave digjitale dhe përdorimin gjithnjë e më të madh të rrjeteve sociale për shitjen e produkteve dhe shërbimeve.

Megjithatë, Kryeministri nuk dha detaje mbi normat e mundshme të tatimit, pragjet e të ardhurave apo mënyrën se si do të identifikohen dhe deklarohen këto aktivitete. Këto elemente pritet të përcaktohen në projektin që po përgatitet nga Ministria e Financave.

Super-taksë për apartamentet që mbahen bosh

Një tjetër ndërhyrje e paralajmëruar lidhet me tregun e pasurive të paluajtshme, ku qeveria synon të vendosë një taksë më të lartë për pronarët që blejnë apartamente dhe i mbajnë ato të pabanuara, pa i ofruar për qira.

Sipas Ramës, mbajtja e një apartamenti bosh është një e drejtë e pronarit, por kjo zgjedhje duhet të shoqërohet me një detyrim më të lartë fiskal.

“Një super-taksë prone për ata që blejnë e mbajnë apartamente bosh, duke refuzuar t’i japin me qira. Është e drejta e tyre, po duhet të paguajnë”, u shpreh ai.

Kryeministri iu referua praktikave të disa vendeve europiane që kanë vendosur masa të ngjashme për të përballuar rritjen e kostos së banesave.

Një taksë e tillë mund të synojë nxitjen e pronarëve për t’i nxjerrë apartamentet në tregun e qirave, duke rritur ofertën e banesave të disponueshme.

Megjithatë, ende nuk janë bërë të ditura kriteret mbi të cilat një apartament do të konsiderohet bosh, periudha minimale e mosshfrytëzimit apo niveli i taksës që do të aplikohet.

Vilat në bregdet do të taksohen më shumë, shtrenjtohet edhe uji për pishinat

Ndërhyrjet e reja fiskale do të përfshijnë edhe pronat luksoze në zonat bregdetare.

Rama paralajmëroi vendosjen e një super-takse për vilat në bregdet, duke argumentuar se pronarët e këtyre pasurive duhet të kontribuojnë më shumë përmes sistemit fiskal.

Njëkohësisht, qeveria synon të vendosë një çmim të shumëfishuar për ujin që përdoret për pishinat.

Kjo masë do të krijonte një trajtim të diferencuar të konsumit të ujit për nevoja luksi, krahasuar me konsumin e zakonshëm familjar.

Edhe për këto ndryshime nuk janë përcaktuar ende normat konkrete, mënyra e përllogaritjes apo kategoritë e pronave që do t’u nënshtrohen detyrimeve shtesë.

Sipas deklaratës së Kryeministrit, taksimi i apartamenteve bosh dhe i vilave në bregdet do të trajtohet përmes një nisme tjetër ligjore.

Super-taksë edhe për makinat e luksit

Ndryshe nga masat e parashikuara për pronat, një taksë e re për automjetet e luksit pritet të përfshihet drejtpërdrejt në Paketën Fiskale 2027.

Kryeministri konfirmoi se qeveria synon të rrisë barrën tatimore për këtë kategori automjetesh, por pa specifikuar nivelin e taksës apo kriteret që do të përdoren për klasifikimin e një automjeti si luksoz.

Për këtë arsye, mbetet për t’u sqaruar nëse taksa e re do të bazohet në vlerën e automjetit, karakteristikat teknike, vitin e prodhimit apo një kombinim të këtyre treguesve.

Rishpërndarja e barrës fiskale, argumenti i qeverisë

Kryeministri i paraqiti këto masa si pjesë të një politike më të gjerë fiskale që synon rishpërndarjen e barrës tatimore dhe mbështetjen e kategorive që përballen me vështirësi më të mëdha nga rritja e kostos së jetesës.

Sipas tij, zhvillimi i shpejtë ekonomik krijon edhe diferenca në të ardhura dhe pasuri, të cilat qeveria synon t’i ngushtojë përmes instrumenteve fiskale.

Ndërhyrjet e paralajmëruara tregojnë një orientim drejt taksimit më të lartë të pasurive luksoze, pronave të pashfrytëzuara dhe aktiviteteve ekonomike që zhvillohen në hapësirën digjitale.

Megjithatë, një pjesë e këtyre masave janë ende në fazën e përgatitjes dhe nuk janë shoqëruar me projektligje apo vlerësime të publikuara të efekteve fiskale./ekofin.al

Etiketa: Edi Ramainfluencerpishinataksavila luksoze

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hiqet taksa e qarkullimit, barra kalon te shoferët dhe makinat elektrike/ Ndryshimet në paketën fiskale

14:08 : 28/10/2026
AKTUALITET

Protestat studentore/ Ambasadori i OSBE: Zëri i qytetarëve nuk është dëgjuar

13:52 : 28/10/2026
AKTUALITET

Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama vijon me fyerje dhe sulme: Janë te verbër, të përzier me krimin…

13:44 : 28/10/2026
AKTUALITET

Protesta për dorëheqjen e Ramës, studentët e Mjekësisë nisen drejt Kryeministrisë

12:39 : 28/10/2026
AKTUALITET

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

11:44 : 28/10/2026
AKTUALITET

“O tradhtar jep dorëheqjen”/ Studentët para ministrisë së Arsimit kërkojnë largimin e Ramës: Pa rini nuk ka Shqipëri

11:22 : 28/10/2026

TË GJITHA

Taksa të reja për influencerët, apartamentet bosh, vilat në bregdet dhe makinat e luksit

15:26 : 28/10/2026

“Pse na mësoni të ikim”/ Grafite te Ministria e Arsimit, studentët vijojnë protestën

15:25 : 28/10/2026

BE propozon kompetenca të zgjeruara për Frontex-in

15:14 : 28/10/2026

Dita e 16-të e protestës/ Studentët pas marshimit në kryeqytet, rikthehen te Ministria e Arsimit

14:51 : 28/10/2026

Ilir Meta takohet me dy deputetë socialistë në burgun 313: U ankova për shkeljet ligjore

14:48 : 28/10/2026

Përplasja e dy trenave në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave, 179 të plagosur rëndë

14:37 : 28/10/2026

E konsideroi “rrëmbim policor”, Erion Veliaj mbërrin në burgun e Fierit

14:26 : 28/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com