Tragjedia hekurudhore në Spanjë, pezullohen ndeshjet e Kupës së Mbretit

28 Tetor 2026 | 15:32

Federata Spanjolle e Futbollit ka pezulluar ndeshjet e së mërkurës në raundin e parë të Kupës së Mbretit, pas aksidentit tragjik hekurudhor në provincën e Toledos, ndërsa Real Madridi, Barcelona dhe Atletico Madridi kanë shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, vendimi përfshin disa ndeshje të planifikuara për sot, mes tyre Navalcarnero – Real Betis, Salamanca – Celta Vigo dhe Tavernes – Valencia. Ende nuk është marrë vendim për ndeshjet e së enjtes, ndërsa datat e reja për takimet e shtyra nuk janë caktuar.

Aksidenti ndodhi të mërkurën në mëngjes, në zonën mes Los Yébenes dhe Urda, në provincën e Toledos. Sipas raportimeve fillestare, në përplasjen ku u përfshinë dy trena pati viktima dhe të plagosur. Operacionet e shpëtimit u aktivizuan menjëherë, ndërsa shërbimet hekurudhore me shpejtësi të lartë mes Madridit dhe Andaluzisë u ndërprenë.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit, ndërsa shkaku i përplasjes ende nuk është konfirmuar.

Në shenjë solidariteti, Real Madridi, Barcelona dhe Atletico Madridi publikuan mesazhe ngushëllimi për familjet dhe të afërmit e viktimave, si dhe uruan shërim të shpejtë për të lënduarit.

Real Madridi shprehu pikëllimin e thellë për tragjedinë dhe solidaritetin me të gjithë të prekurit, duke përfshirë edhe ekipet e emergjencës që po marrin pjesë në operacionet e shpëtimit. Barcelona, përmes një mesazhi në platformën X, shprehu ngushëllime për familjet e viktimave dhe mbështetje për të lënduarit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dirk Kuyt emërohet trajner i përkohshëm i Fenerbahçes! Ndeshjen e parë do ta ketë kundër ish-klubit të tij, Liverpoolit

Ish-sulmuesi holandez, Dirk Kuyt është emëruar trajner i përkohshëm i Fenerbahçes dhe ndeshja e tij e parë në Ligën e Kampionëve si trajner do të...
11:56 | 28/10/2026

Pas Mbappe, Real Madridi u kërkon falje kinezëve për komentin e francezit për Mao Ce Dunin

Real Madridi kërkoi falje të mërkurën pasi sulmuesi i tyre francez, Kylian Mbappe, shkaktoi reagime të ashpra për komentet e tij duke iu referuar udhëheqësit...
11:02 | 28/10/2026

Ndeshje miqësore, kombëtarja U-21 përballet me Spanjën më 17 nëntor në “Air Albania”

Federata e Futbollit ka zyrtarizuar edhe ndeshjen e dytë miqësore të Kombëtares U-21 për muajin nëntor. Kuqezinjtë do të përballen me Spanjën U-21 më 17...
10:48 | 28/10/2026