Rrugët në Librazhd, kryebashkiaku Disha: Na thonë janë për biçikleta! Kryeplaku: U jemi borxhlinj, as në ëndërr s’e mendonim

Një rrugë e asfaltuar në lagjen Brazhdaj të fshatit Dorëz në Librazhd, ka risjellë edhe njëherë në vëmendje cilësinë e punimeve të kryera. Gjatë inspektimit të punimeve, kryebashkiaku i Librazhdit, Mariglen Disha e pranoi se komentet vinin theksin tek standarti i rrugës që duket tejet e ngushtë sa duken sikur bëhen për biçikletat.
Megjithatë deputetja Bora Muzhaqi dhe Olsi Komici të cilët e shoqëronin e cilësuan këtë rrugë si investim afatgjatë dhe premtim të mbajtur të PS. Ndërsa kryeplaku i fshatit nuk u kursye me lëvdatat ndaj tyre duke u thënë se as në ëndërr nuk e kishte parë asfaltimin e kësaj rruge.
360grade.al


















