“Bojkotoni mësimin”, studentët futen në ambientet e Fakultetit të Ekonomikut

Ka nisur prej disa orësh marshimi i studentëve, të cilët tashmë kanë mbërritur në brendësi të Fakultetit të Ekonomikut, aty ku, sipas pamjeve, në disa auditore po zhvillohej mësim.

Sipas pamjeve, studentët thërrasin në kor: “Bashkohuni me ne!”, “Rama, jep dorëheqjen!”, “Arrestoni Ramën!”, “Nuk ka dialog me ty!” dhe “Bojkotoni mësimin!”. Menjëherë pas thirrjeve, studentët që po zhvillonin mësim i janë bashkuar protestës dhe kanë lënë mësimin.

Gjatë marshimit është shtuar gjithashtu numri i studentëve, të cilët janë bashkuar me protestuesit dhe janë futur në fakultet.

Pas daljes nga Fakulteti i Ekonomikut, studentët do të vijojnë marshimin drejt Fakultetit të Drejtësisë.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama, ashtu si ditët e tjera, ka vijuar me thirrjen e tij për dialog, por kjo e fundit është refuzuar nga studentët.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri