”Protesta një mish-mash”, Rama: Populli flet me votë, do qëndroj deri në ditën e fundit të kontratës

Kryeministri Edi Rama thotë se protestuesit nuk kanë autorizim të flasin në emër të popullit, pasi qytetarët sipas tij shprehen vetëm përmes votës. Në një videomesazh për shqiptarët në lidhje me trazirat e fundit në Tiranë nga revolta studentore, Rama e cilësoi protestën si një ”mish-mash” dhe kritikoi gjuhën e përdorur nga protestuesit, duke i akuzuar se nuk respektojnë standardet e komunikimit dhe dialogut.
”Ky mish-mash ka një devizë përbashkuese, ne jemi populli, ne s’e durojmë dot më këtë sistem, s’e duam më këtë qeveri, s’e pranojmë më këtë kryeministër. Jep dorëheqjen, bindju popullit! Ky mish-mash s’ka asnjë lidhje me popullin dhe asnjë autorizim për të folur në emër të popullit, sepse populli flet vet me votën e tij. Liria dhe e drejta e tyre, e atyre që duan t’u imponojnë të tjerëve bindjet e tyre, mbaron aty ku nis liria e të tjerëve. Një turmë që në fjalorin e vet bazik s’ka asnjë fije respekti për asnjë standard komunikimi, formë dialogu, apo ballafaqimi. Unë jam dhe do jem në krye të detyrës sime deri në ditën e fundit me njerëzit e zakonshëm të Shqipëri”,-tha Rama.
360grade.al


















