Qeveria miraton sot Paketën Fiskale/ Ulet TVSH për shportën, rritet për mallrat dhe shërbimet e tjera

Sot Këshilli i Ministrave pritet të mblidhet për të miratuar Paketën Fiskale dhe Buxhetin për vitin 2027.

Pas ‘OK’ nga Qeveria, Paketa Fiskale dhe Buxheti 2027 do të do të duhet më pas të kalojnë përmes procedurave parlamentare dhe të votohen në deputetët në Kuvend.

Buxheti i vitit 2027, sipas paralajmërimeve të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, pritet të jetë më i larti që Shqipëria ka pasur, prej 10 miliardë eurosh.

Me paketën e re fiskale të propozuar nga Qeveria, do të ketë ndryshime të ndjeshme të nivelit të taksave që qytetarët dhe bizneset do të duhet të paguajnë.

Për produktet ushqimore, Qeveria pritet të ulë Tatimin mbi Vlerën e Shtuar nga 20% në 6%. Kjo lëvizje pritet të sjellë një ulje të çmimeve të produkteve të shportës.

Paralelisht, është propozuar edhe rritja e përgjithshme e normës së TVSH-së, në 21%. Një masë e cila do të reflektojë një shtrenjtim të të gjithë produkteve të tjera si dhe shërbimeve.

Ndryshime ka pasur edhe në taksat për bizneset. Për hotelet me 5 yje, agroturizmat dhe për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese, nga 6% që ky tatim është në fuqi prej vitit 2019, propozohet të rritet në 10%.

Po ashtu propozohet që të ulet pragu për bizneset që duhet të paguajnë TVSH, nga 10 milionë në 5 milionë lekë në vit. Kjo do të thotë se nga viti i ardhshëm të gjitha bizneset me xhiro mbi 5 milionë lekë do të paguajnë TVSH-në prej 21%.

Nga janari i vitit 2021 bizneset me xhiro deri 10 milionë lekë në vit nuk kanë paguar TVSH. Premtim që u materializua në ligj dhe që u premtua se do të zgjaste deri në 2029-ën.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri