
Vora ka arritur një rezultat historik: Për herë të parë, ka mundur Vllazninë- legjendë e futbollit shqiptar. Ka mjaftuar një gol i minutës së 16- të me autor Kasharin, i cili me një goditje nga jashtë zone, mposht Jukajn.
Pjesa e dytë ka qenë më e mirë se e para për Vllazninë, e cila duhet thënë ka patur disa raste për të shënuar gol por nuk ia ka dalë të gjejë rrugën e rrjetës. Përkundrazi, në minutën e 85-të ka ardhur edhe goli i dytë për Vorën me autor Dakën.
Goli i ngushëllimit për Vllazninë, mban firmën e Bekim Balës, i cili kthen në gol një penallti të fituar nga ai vetë në minutën e 88-të.
Kuqeblutë rikthen kështu sërish te humbja, pa mundur të arrijë kthesën e vertetë e të shumëpritur.




