Monday / November 2 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Bota Të Tjerat nga Bota

SHBA, çmimet e larta të ushqimeve detyrojnë gjysmën e amerikanëve të reduktojnë vaktet

Share Share Icon

Çmimet e produkteve ushqimore në SHBA janë rritur me 28% nga shtatori i vitit 2020 deri në shtator të vitit 2026, ndërsa disa produkte bazë kanë shënuar shtrenjtim shumë më të madh. Çmimi i mishit të grirë të viçit është rritur me 67%, ndërsa ai i kafesë është më shumë se dyfishuar. Rritja e kostos së jetesës po detyron gjithnjë e më shumë amerikanë të reduktojnë konsumin e ushqimeve.

Gjysma e amerikanëve deklarojnë se po heqin dorë nga disa vakte ushqimore për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve, sipas një sondazhi të realizuar në gusht nga kompania e shërbimeve financiare Self Financial.

Të dhënat federale tregojnë se çmimet e produkteve ushqimore janë rritur me 28% gjatë gjashtë viteve të fundit, nga shtatori 2020 deri në shtator 2026. Për disa produkte, rritja ka qenë shumë më e fortë, me çmimin e mishit të grirë të viçit që është shtrenjtuar me 67% dhe atë të kafesë me 108%.

“Rritja e kostos së ushqimeve po ndikon përtej produkteve që njerëzit vendosin në shportat e tyre të blerjeve”, thekson studimi.

Sipas sondazhit, ku morën pjesë rreth 1,000 persona, të anketuarit deklaruan se çmimet e larta të ushqimeve kanë ndikuar në shëndetin e tyre mendor dhe nivelin e stresit më shumë sesa aktiviteti fizik, ushqyerja apo gjumi dhe pushimi.

Vështirësitë financiare të amerikanëve përbëjnë një sinjal negativ për Presidentin Donald Trump dhe republikanët, në prag të zgjedhjeve të mesmandatit që do të mbahen javën e ardhshme.

Disa sondazhe tregojnë se amerikanët janë gjithnjë e më të pakënaqur me gjendjen e ekonomisë dhe çmimet e produkteve të përditshme, përfshirë ushqimet dhe karburantet.

Sipas një sondazhi të publikuar të mërkurën nga The New York Times dhe Siena University, rreth 69% e votuesve shprehen të pakënaqur me koston e jetesës gjatë administratës Trump, ndërsa 73% nuk miratojnë mënyrën se si Presidenti po menaxhon çmimet e karburanteve.

Kjo pakënaqësi e përhapur ka bërë që një pjesë e votuesve të besojnë se demokratët mund të bëjnë një punë më të mirë për përmirësimin e kostos së jetesës dhe në fusha të tjera të rëndësishme, sipas Don Levy, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kërkimeve Siena.

“Votuesit janë të pakënaqur si me Partinë Demokratike, ashtu edhe me Partinë Republikane, por ata i konsiderojnë demokratët më të besueshëm për të menaxhuar ekonominë, koston e jetesës, çmimet e karburanteve, kujdesin shëndetësor, korrupsionin, luftërat jashtë vendit dhe inteligjencën artificiale, me një avantazh që varion nga 8 deri në 20 pikë përqindjeje”, deklaroi Levy.

Ndërkohë, amerikanët po përballen me një realitet të vështirë financiar, që shtrihet përtej rafteve të supermarketeve.

Sipas platformës së monitorimit të çmimeve GasBuddy, gjatë vitit 2026 çmimi mesatar i benzinës ka arritur ose tejkaluar nivelin prej 4 dollarësh për gallon për më shumë ditë sesa në çdo vit tjetër të mëparshëm.

Të dhënat e reja tregojnë gjithashtu se çmimi mesatar i benzinës pa plumb, për të gjitha kategoritë, ka qenë më i lartë gjatë mandatit të dytë të Presidentit Trump sesa gjatë presidencës së Joe Biden.

Rritja e kostos së produkteve dhe shërbimeve bazë po ushtron presion veçanërisht mbi familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Sipas një studimi të publikuar në shtator nga banka e investimeve Goldman Sachs, pak më shumë se 60% e familjeve amerikane me të ardhura vjetore deri në 50 mijë dollarë jetojnë nga një pagë në tjetrën, pa pasur mundësi të krijojnë kursime të mjaftueshme për të përballuar shpenzime të papritura. / The Independent

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Rritja e industrisë në Eurozonë ngadalësohet në tetor, por mbetet e qëndrueshme

Aktiviteti në industrinë përpunuese të Eurozonës vijoi të rritet me ritme të qëndrueshme në tetor, megjithëse rritja u ngadalësua për shkak të dobë...

4 hours më parë 4 Min Lexim
Azi / Bota /

Kina injekton 81 miliardë dollarë në banka, ndryshon mekanizmin e politikës monetare

Banka Qendrore e Kinës injektoi të hënën 541 miliardë juanë (81.3 miliardë dollarë) në sistemin bankar, ndërsa ndryshoi mekanizmin kryesor të zbati...

4 hours më parë 2 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!