Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nga kërcënimet me bomba te thirrjet për dhunë në protesta, Antiterrori në aksion: 1 i arrestuar, 17 të proceduar dhe 8 llogari nën hetim

    Polemikat Mbappe-Kinë, Real Madrid me qëndrim zyrtar: Respekt të thellë për popullin tuaj!

    Autostrada Janinë-Kakavijë përfundon në 2029, udhëtimi drejt kufirit shqiptar do të shkurtohet në 40 minuta

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Nga kërcënimet me bomba te thirrjet për dhunë në protesta, Antiterrori në aksion: 1 i arrestuar, 17 të proceduar dhe 8 llogari nën hetim
    Aktualitet

    Nga kërcënimet me bomba te thirrjet për dhunë në protesta, Antiterrori në aksion: 1 i arrestuar, 17 të proceduar dhe 8 llogari nën hetim

    October 28, 2026
    Protesta e dhunshme/ Arrestohen 9 persona, mes tyre edhe një i ri gjerman (EMRAT)

    Drejtoria e Antiterrorit ka ndërmarrë veprime hetimore ndaj personave që dyshohet se kanë publikuar kërcënime dhe thirrje për veprime të dhunshme në rrjetet sociale, në kontekstin e protestave të zhvilluara gjatë dy javëve të fundit. Në pranga ka përfunduar një 33-vjeçar në Tiranë, i dyshuar për dërgimin e një mesazhi kërcënues për vendosjen e bombave në tri godina të një subjekti privat.

    Sipas njoftimit zyrtar, në kuadër të hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Krimit Kibernetik dhe prokuroritë kompetente, janë proceduar penalisht 17 shtetas, ndërsa materialet për tetë llogari në rrjete sociale janë referuar në Prokurori për identifikimin e administratorëve të tyre.

    I arrestuari, shtetasi me inicialet E. Xh., 33 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet për veprën penale “Përhapja e informacioneve të rreme që ngjallin panik”. Sipas Policisë, ai dyshohet se i ka dërguar një mesazh kërcënues në Facebook një subjekti privat, duke paralajmëruar vendosjen e bombave në tri godina të ndryshme të tij.

    Mes personave të proceduar është edhe një 34-vjeçar, me inicialet A. K., i cili dyshohet se ka bërë thirrje për veprime të dhunshme në Instagram gjatë protestave të fundit. Sipas njoftimit të Policisë, ai dyshohet gjithashtu se ka hapur një llogari në platformën GoFundMe për mbledhjen e fondeve, duke pretenduar se i rrezikohej jeta. Gjatë kontrollit, atij iu gjet një dokument identifikimi si gazetar, i cili, sipas Policisë, përdorej për t’iu shmangur kufizimeve dhe shoqërimit nga efektivët.

    Një tjetër person, 51 vjeç, banues në Shëngjin, është referuar në Prokurori për dy vepra penale, pasi dyshohet se ka publikuar video në rrjetet sociale ku ofronte shuma parash për kryerjen e veprimeve të dhunshme ndaj përfaqësuesve të zgjedhur të Kuvendit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave.

    Nën hetim është edhe një 37-vjeçar, i cili dyshohet se ka publikuar në mënyrë të përsëritur të dhëna personale, fotografi dhe video të punonjësve të Policisë së Shtetit, të shoqëruara me komente fyese dhe denigruese. Sipas autoriteteve, këto publikime mund të ekspozojnë efektivët dhe familjarët e tyre ndaj rreziqeve, ndërsa në të njëjtën llogari janë evidentuar edhe mesazhe kërcënuese ndaj institucioneve shtetërore.

    Në listën e personave të proceduar janë edhe shtetas të dyshuar për thirrje publike për veprime të dhunshme gjatë protestave, si dhe për nxitje të urrejtjes dhe shpërndarje të shkrimeve antikushtetuese.

    Një 20-vjeçar nga Tirana dyshohet se ka vendosur një banderolë me simbol nazist në fasadën kryesore të Universitetit Politeknik, gjatë një proteste. Për këtë rast, Policia ka referuar materialet për veprat penale që lidhen me organizimin dhe pjesëmarrjen në grumbullime të paligjshme, si dhe shpërndarjen e shkrimeve antikushtetuese.

    Ndërkohë, 11 shtetas të tjerë, të moshave 18 deri në 46 vjeç, dyshohet se kanë publikuar në platforma të ndryshme online shkrime, mesazhe dhe komente që nxisnin kryerjen e veprimeve të dhunshme gjatë tubimeve të javëve të fundit.

    Përveç procedimeve ndaj 17 shtetasve, Antiterrori ka referuar materialet në Prokurori për tetë llogari në platforma të ndryshme komunikimi online. Shtatë prej tyre dyshohet se kanë publikuar thirrje për veprime të dhunshme, ndërsa një llogari në Instagram dyshohet se ka shpërndarë edhe informacione të rreme që mund të shkaktojnë panik.

    Autoritetet bëjnë me dije se vijon puna për identifikimin e administratorëve të këtyre llogarive dhe të personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në rastet e evidentuara.

    Materialet procedurale i janë referuar prokurorive kompetente për veprime të mëtejshme, ndërsa përgjegjësia penale e personave të përfshirë do të përcaktohet nga organet e drejtësisë.

    antiterrori kercenime protesta
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nga kërcënimet me bomba te thirrjet për dhunë në protesta, Antiterrori në aksion: 1 i arrestuar, 17 të proceduar dhe 8 llogari nën hetim

    October 28, 2026

    Polemikat Mbappe-Kinë, Real Madrid me qëndrim zyrtar: Respekt të thellë për popullin tuaj!

    October 28, 2026

    Autostrada Janinë-Kakavijë përfundon në 2029, udhëtimi drejt kufirit shqiptar do të shkurtohet në 40 minuta

    October 28, 2026

    Xabi Alonso në telashe, humbet për disa javë sulmuesin kryesor tek Chelsea

    October 28, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    10 tetori sjell një fillim të ri: këto shenja të horoskopit duhet të lënë pas të shkuarën

    Dashuria, flirtet dhe surprizat financiare: Ja çfarë kanë rezervuar yjet për këtë të diel

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.