Aksidenti tragjik hekurudhor në Spanjë, Begaj: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin spanjoll

28 Tetor 2026 | 16:22

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas aksidentit tragjik hekurudhor në Spanjë, ku të paktën 68 persona kanë humbur jetën pas përplasjes së dy trenave me shpejtësi të lartë.

Përmes një mesazhi në rrjetin social X, Begaj u ka shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave dhe popullit spanjoll, ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë dhe të plotë. Ai theksoi gjithashtu solidaritetin e Shqipërisë me Spanjën në këtë moment të vështirë.

“Ngushëllime familjeve të viktimave të aksidentit tragjik hekurudhor dhe të gjithë popullit spanjoll. U uroj të gjithë të lënduarve shërim të shpejtë dhe të plotë. Shqipëria është në solidaritet të plotë me Spanjën gjatë kësaj kohe të vështirë”, ka shkruar Begaj në X.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në vend, policia: 1 i arrestuar dhe 17 të proceduar penalisht për thirrje dhe nxitje të veprimeve të paligjshme

Policia e Shtetit ka vënë në pranga një person dhe ka proceduar penalisht 17 të tjerë, ndërsa ka referuar në Prokurori tetë raste për identifikimin...
16:03 | 28/10/2026

Ministrja e Shëndetësisë: Erjon Vishkulli e ka kaluar me sukses ndërhyrjen në Romë

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka ndarë lajmin e mirë për gjendjen shëndetësore të Erjon Vishkullit, i cili ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në...
15:48 | 28/10/2026

Taksat, ushqimet, karburantet, Kryeministri prezanton ndryshimet kryesore të Paketës Fiskale 2027

Kryeministri Edhi Rama këtë të mërkurë ka mbajtur një konferencë për mediat, ku është ndalur gjerësisht te situata e fundit e protestave, duke i cilësuar...
14:54 | 28/10/2026