Veliaj reagon pas transferimit në burgun e Fierit: Për mua është rrëmbim policor, cenohen të drejtat e mia
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas transferimit nga paraburgimi i Durrësit në IEVP Fier, duke pretenduar se as ai dhe as avokati i tij nuk janë vënë në dijeni për aktin që urdhëron lëvizjen dhe arsyet ligjore të saj.
Erion Veliaj u mbajt në regjim izolimi në Durrës që prej kthimit të protestave antiqeveritare. Lajmi u mbajt sekret sa edhe mediat qe i paguan nuk guxuan të thonë një fjalë për kushtet e keqësuara në burg të idhullit të tyre financiar. Por pas deklaratës për zgjedhjet në Serbi ‘ nuk është fundi i botës, por fundi i një bote’ ku alodonte për largimin e Ranës nga pushteti ai u ndëshkua më rëndë. Sot u transferua pa asnjë shpjegom në Fier ku mund të kalojë seanca edukimi nga cunat e Belindës që kanë pushtetin aty.
Në një reagim të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, Veliaj e cilëson transferimin e detyruar si “rrëmbim policor” dhe pretendon se mënyra se si është kryer cenon rëndë të drejtat e tij ligjore.
Sipas Veliajt, punonjës të Policisë së Burgjeve, të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, janë paraqitur sot në IEVP Durrës për ta transferuar në burgun e Fierit. Ai thotë se, pavarësisht kërkesave të përsëritura nga ana e tij dhe e avokatit, nuk u është vënë në dispozicion dokumenti që urdhëron transferimin dhe arsyet që e justifikojnë atë.
Veliaj deklaron se nuk ka dhënë pëlqimin për transferimin dhe se ka kundërshtuar mënyrën e realizimit të tij, duke e cilësuar procesin si të kryer pa transparencë dhe pa i mundësuar ushtrimin efektiv të të drejtave ligjore.
Në reagimin e tij, kryebashkiaku u kërkon Ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit të ndërhyjnë urgjentisht për të verifikuar arsyet dhe shkaqet e transferimit, të cilin ai e cilëson politik. a.b



