AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Apeli Administrativ pezullon bojkotin e avokatëve në GJKKO

Gjykata Administrative e Apelit pezulloi zbatimin e dy vendimeve të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë për bojkotimin e gjithë seancave në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, si masë për të kundërshtuar rregulloren e re të kësaj gjykate që iu ndalon përdorimin e celularëve në sallat e gjyqit.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
22 seconds më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto: LSA.

Gjykata Administrative e Apelit vendosi të mërkurën të pezullojë zbatimin e dy vendimeve të marra nga Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, për bojkotimin e seancave gjyqësor dhe atyre të hetimit paraprak në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, GJKKO. Vendimi u mor nga gjyqtarja Enerjeta Shehaj, e cila pranoi kërkesën e Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion Shqiptare, SHAASH, për marrjen e sigurimit të padisë duke pezulluar zbatimin e vendimeve të Dhomës Kombëtare të Avokatisë për bojkotimin e seancave në GJKKO. Kundër kësaj vendimarrjeje lejohet të kryhet rekurs në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë brenda pesë ditëve, nga momenti i komunikimit të vendimit të arsyetuar.

Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maksim Haxhia, gjatë një komunikimi telefonik pasditen e të mërkurës tha se, në atë moment nuk kishte mundësi të vijonte bisedën për shkak të një angazhimi.

Konflikti mes Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë nisi më 1 shtator, kur hyri në fuqi një rregullore e re për sigurinë dhe sjelljen në ambientet e gjykatës, e cila ndalon mbajtjen dhe përdorimin e telefonave celularë në sallat e gjykimit.

Po atë ditë, Dhoma Kombëtare e Avokatisë i kërkoi gjykatës rishikimin e disa dispozitave të rregullores, veçanërisht atyre që kufizonin përdorimin e celularëve, me argumentin se ndalimi cenonte ushtrimin e profesionit të avokatit.

Në mungesë të një zgjidhjeje, më 8 shtator, Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë vendosi bojkotin pa afat të proceseve gjyqësore në GJKKO, duke përjashtuar fillimisht seancat për caktimin, zëvendësimin ose shuarjen e masave të sigurimit, si dhe çështjet e lidhura me amnistinë.

Dy javë pas kërkesës fillestare, Gjykata e Posaçme refuzoi ndryshimin e rregullores, duke argumentuar se ndalimi i celularëve zbatohej njësoj për gjyqtarët, prokurorët, gazetarët dhe të gjithë personat e pranishëm në sallë.

Sipas gjykatës, avokatët mund të përdornin kompjuterët portativë për konsultimin e dosjeve dhe kishin në dispozicion mjetet ligjore për ta kundërshtuar rregulloren.

Refuzimi i gjykatës u pasua nga përshkallëzimi i bojkotit. Me një vendim të dytë, Dhoma e Avokatisë e shtriu atë edhe te seancat për masat e sigurimit personal dhe çështjet që lidhen me hetimet paraprake, duke paralajmëruar procedime disiplinore për avokatët që nuk respektonin vendimin.

Nga ana tjetër, Gjykata e Posaçme nisi vendosjen e gjobave ndaj avokatëve që nuk paraqiteshin në seanca. Gjykata e Posaçme thirri në cilësinë e mbrojtësve edhe avokatët e Zyrës së Ndihmës Juridike Falas pranë Ministrisë së Drejtësisë, por ata nuk u paraqitën me argyumentin se i qëndronin bojkotit.

Rreth një javë më parë, Komiteti Disiplinor pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë vendosi t’i pezullojë licenzën për një periudhë dyvjeçare avokatit Ervin Beqiri, pasi u konstatua se ai kishte marrë pjesë në një seancë për zëvendesim mase sigurie.

Etiketa: Bojkoti i avokateveDhoma Kombëtare e AvokatisëGjykata Administrative e ApelitGjykata e PosaçmeRregullorja e GJKKO
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli Administrativ pezullon bojkotin e avokatëve në GJKKO

16:19 | 28/10/2026
Veliaj kërkon në Kushtetuese rrëzimin e vendimit për shkarkimin e tij

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi në Fier

15:38 | 28/10/2026
spak e1771523302580

SPAK dërgon për gjykim një të akuzuar për trafik armësh

13:52 | 28/10/2026
cover v1 1

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

11:22 | 28/10/2026
policia 2

Ekspertët kërkojnë mbikëqyrjen e sjelljes së Policisë gjatë protestave

07:33 | 28/10/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal

15:43 | 27/10/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.