• Kontakt
Wednesday, October 28, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Vrasja e Arlinda Zekajt/ Lihet në paraburgim ish-bashkëshorti, çfarë deklaroi në gjykatë

16:34 : 28/10/2026
në RAJONI

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit Jeton Sylaj nën dyshimin për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.

Sylaj është ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetorit nga i dyshuari- ish-kunati i saj Albert Sylaj pak pasi kishte lajmëruar Jeton Sylajn në Polici për dhunë në familje.

“Betimi për Drejtësi” ka siguruar vendimin e Gjykatës për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit Jeton Sylaj, sipas të cilit, ky i fundit në seancën dëgjimore deklaroi se ndien keqardhje për atë që ka ndodhur dhe se është munduar ta parandalojë.

Në anën tjetër, tani e ndjera Arlinda Zekaj gjatë deklarimit në Polici, kishte thënë se është kanosur nga i pandehuri, duke iu drejtuar policëve se a duhet të vritet që të reagojnë e ta arrestojnë atë.

Sipas vendimit, në seancën dëgjimore, prokurori i shtetit Argzon Hasi ka deklaruar se mbetet në tërësi pranë kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit, duke theksuar se janë plotësuar kushtet që të pandehurit t’i caktohet paraburgimi.

Lexo edhe:

Protestë në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt

Vrasja e Arlinda Zekajt/ Kurti: Qartazi ka pasur një zinxhir sistemor lëshimesh nga institucionet

Prokurori Hasi ka deklaruar se viktima gjatë intervistimit para njësitit të dhunës në familje, ka deklaruar se i pandehuri e kishte kanosur me fjalët “unë të thej, të mbys, çka lyp ti në shtëpinë time, ti nuk guxon më kështu me vepru, kush je ti“, dhe pastaj ia kishte marrë rrobat e ia kishte hudh në oborr.

Po ashtu, në deklarimin e dhënë para policisë, viktima Arlinda Zekaj thuhet që deklaroi “a duhet me më vra mua Jetoni që ju policia atëherë ta arrestoni skizofrenin”.

Më tej, prokurori Hasi kishte deklaruar se i pandehuri Jeton Sylaj ka gjashtë raste të hapura penale, ku katër prej tyre datojnë në vitin 2026. Për këtë, Prokuroria ka vlerësuar që nëse i pandehuri lihet në liri, mund të arratiset që t’i shmanget përgjegjësisë penale.

Avokati: Klienti im nuk ka kryer dhunë fizike ndaj viktimës

Në anën tjetër, sipas vendimit, mbrojtësi i Sylajt, avokati Gani Kelmendi i caktuar sipas detyrës zyrtare, e kundërshtoi propozimin e Prokurorisë për paraburgim, duke thënë se klientit të tij i vjen keq për rastin që, sipas tij, ka ndodhur pa dëshirën e tij, duke shtuar se nuk ka kryer dhunë ndaj tani të ndjerës Zekaj.

Sipas avokatit, i pandehuri kishte kërkuar nga organet e policisë që mos ta lejojnë viktimën të shkojë në shtëpi ngase marrëdhëniet mes tyre ishin të këqija.

Më tej, për natën kritike, avokati ka thënë se i pandehuri i kishte kërkuar tani të ndjerës të mos i largojë rrobat e tij nga lavatriçja derisa të pastrohen, por që sipas tij, ajo i largoi dhe i hodhi.

Kelmendi po ashtu thuhet se deklaroi që nuk qëndrojnë pretendimet për fjalët që Sylaj i përdori ndaj Zekajt. Dhe se, nuk ekziston rreziku i arratisjes sepse pasaporta e të pandehurit gjendet tek organet e hetuesisë.

Andaj, avokati propozoi që Jeton Sylajt t’i caktohet ndonjë nga masat alternative.

I pandehuri Jeton Sylaj: Kam fëmijën 12-vjeçar që tani s’di ku është, ka nevojë për kujdesin tim

Gjithnjë sipas vendimit, i pandehuri Jeton Sylaj në seancë dëgjimore e kundërshtoi në tërësi propozimin për caktimin e masës së paraburgimit, me arsyetimin se ka fëmijën 12-vjeçar që tani nuk e di se ku është se e ka nevojë për kujdesin e tij.

Ai po ashtu ka deklaruar se pasaportën e Amerikës ia kanë marrë organet e hetuesisë, kurse atë të Kosovës ia kishte marrë tani e ndjera, pa të cilat dokumente nuk mund të largohet.

Etiketa: Arlinda ZekajJeton Sylajpeje

Lajme të lidhura

RAJONI

Protestë në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt

17:05 : 28/10/2026
RAJONI

Vrasja e Arlinda Zekajt/ Kurti: Qartazi ka pasur një zinxhir sistemor lëshimesh nga institucionet

11:08 : 28/10/2026
KRONIKE

Arrestohet Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt

08:57 : 28/10/2026
RAJONI

Protestë para Gjykatës në Pejë për vrasjen e Arlinda Zekajt

17:09 : 27/10/2026
KRONIKE

Kërkoi mbrojtje nga institucionet në Kosovë 3 ditë para se të vritej, zbardhet letra e Arlinda Zekajt

14:10 : 26/10/2026
RAJONI

Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë/ Prokuroria nis hetimet për zyrtarët, dyshohet për keqpërdorim të detyrës

13:09 : 26/10/2026
Para

Trafik droge dhe zhvatje, pranga 6 personave në Itali, mes tyre 4 shqiptarë

TË GJITHA

Protestë në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt

17:05 : 28/10/2026

Në Brazil hetohet për pastrim parash, pas humbjes Flavio Bolsonaro mbërrin në SHBA

16:57 : 28/10/2026

Falsifikoi dokumentat/ Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim noteren

16:49 : 28/10/2026

Trafik droge dhe zhvatje, pranga 6 personave në Itali, mes tyre 4 shqiptarë

16:39 : 28/10/2026

Vrasja e Arlinda Zekajt/ Lihet në paraburgim ish-bashkëshorti, çfarë deklaroi në gjykatë

16:34 : 28/10/2026

Nga Turqia drejt BE-së, 6 emigrantë gjenden të fshehur në një kamion në Kapshticë

16:17 : 28/10/2026

“Bombë” biznesit privat në Tiranë, ndalohet 33-vjeçari /EMRI

16:13 : 28/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com