Falsifikoi dokumente noteriale për vite me radhë, Prokuroria Fier dërgon në gjyq noteren
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim noteren me inicialet A.H., e akuzuar për falsifikim të përsëritur të dokumenteve noteriale gjatë periudhës 2011–2020.
Sipas Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e pandehura akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë t’i lëshojë ato, e kryer më shumë se një herë.
Në përfundim të hetimeve për procedimin penal nr. 1050, të regjistruar në vitin 2019, organi i akuzës dyshon se noterja ka hartuar dhe lëshuar në mënyrë të përsëritur akte noteriale duke përdorur emrat e noterëve të tjerë, të cilët nuk kanë qenë autorë të dokumenteve përkatëse.
“Gjithashtu, nga hetimi rezultoi se, gjatë viteve 2011–2018, janë hartuar kontrata për shitjen e automjeteve, të cilat nuk janë regjistruar në regjistrat përkatës noterialë të noterëve në emër të të cilëve janë lëshuar. Sipas provave të administruara, në një numër të konsiderueshëm rastesh është përdorur emri i një notereje me zyrë në Tiranë, ndërsa aktet përkatëse dyshohet se janë hartuar në Fier nga e pandehura. Njëkohësisht ndaj së njëjtës notere, në kuadër të procedimit penal nr. 390/2023, janë përfunduar hetimet dhe ajo është marrë e pandehur për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga personi që ka për detyrë t’i lëshojë ato”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë
Aksidenti tragjik hekurudhor në Spanjë, Begaj: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin spanjoll
Protestat në vend, policia: 1 i arrestuar dhe 17 të proceduar penalisht për thirrje dhe nxitje të veprimeve të paligjshme
Ministrja e Shëndetësisë: Erjon Vishkulli e ka kaluar me sukses ndërhyrjen në Romë
- 16:39 Nis protesta në Prishtinë, kërkohet drejtësi dhe përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt
- 16:39 Aktivisti britanik i ekstremit të djathtë shpallet fajtor për kërcënimin e dy gazetarëve në Londër
- 16:37 Shkencëtarët kanë vërtetuar se dy lloje frutash kanë fuqinë të ngadalësojnë plakjen e qelizave
- 16:34 Si e përmbysi Lula rezultatin e zgjedhjeve në Brazil; të rinjtë dhe rrjetet sociale në fokus të fushatës
- 16:26 Kosovë, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt del para gjykatës, flet për të ndjerën dhe djalin e tyre
- 16:22 Aksidenti tragjik hekurudhor në Spanjë, Begaj: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin spanjoll