Në Prishtinë protestohet për vrasjen e Arlinda Zekajt

Kosovë | 10 minuta më parë

Ashtu sikurse paralajmëruar, ka nisur sot në orën 16:00 protesta në Prishtinë kundër dhunës dhe vrasjes së grave, pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Me pankarta që bartin mesazhe dhimbjeje, zemërimi dhe kërkese për drejtësi, ka nisur në Prishtinë protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Protesta është thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, pas vrasjes së ndodhur të dielën në Vitomiricë të Pejës, nga i dyshuari Albert Sylaj, kunat i së ndjerës. Në protestë po marrin pjesë edhe familjarët e Arlindës.

“Arlinda, na fal që bota jonë ende nuk është e sigurt për gratë”, “Kronika e një vrasjeje të paralajmëruar”, “Kurrë nuk ka arsyetim” dhe “A jam unë në radhë?” janë disa nga mesazhet që protestuesit kanë shpalosur.

Përmes këtyre parullave, protestuesit po shprehin revoltën ndaj dhunës ndaj grave dhe kërkojnë përgjegjësi për rastet kur, sipas tyre, institucionet dështojnë t’i mbrojnë ato.

 

  •  

    /rtsh.al/


    Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

    Komentet 0

    Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

    Të ngjashme