Polemikat rreth Kylian Mbappé-së në Kinë nuk janë shuar, pavarësisht kërkim-faljes së sulmuesit të Real Madridit pas deklaratave të tij për Mao Ce Dunin. Reagimet kundër futbollistit po shtohen në rrjetet sociale kineze, ku janë publikuar pamje të tifozëve që djegin fanellat e tij dhe shkatërrojnë postera me imazhin e yllit francez.
Në një prej videove që ka marrë më shumë vëmendje, një tifoz kinez bën thirrje për bojkot të plotë ndaj Mbappé-së, përpara se t’i vërë flakën fanellës së kombëtares së Francës.
Çështja ka shkaktuar reagime të shumta, duke e kthyer një deklaratë të futbollistit në një polemikë që shkon përtej fushës së lojës. Edhe pse Mbappé ka kërkuar falje për komentet e tij, një pjesë e tifozëve kinezë duket se nuk janë bindur nga shpjegimet e tij.
Protestat po përhapen në platformat sociale, ku përdorues të ndryshëm shprehin pakënaqësinë ndaj sulmuesit dhe kërkojnë bojkotimin e tij. Djegia e fanellave dhe shkatërrimi i posterave janë kthyer në shenja të dukshme të zemërimit të disa prej tifozëve.
© SYRI.net
Skandal në aeroportin e Barcelonës, babai i Lamine Yamal akuzohet se pështyu një kameriere
Interi dhe Milani zbulojnë projektin e stadiumit të ri, 708 milionë euro vetëm për impiantin
Zi për Lionel Scalonin, ndërron jetë nëna e trajnerit të ArgjentinësBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: