Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 16-të e protestës, studentët kryeministria: Rama jepe dorëheqjen

Paketa fiskale, Abilekaj: Rama kërkon të krijojë zhurmë me biznesin për të zbehur protestën

17:08, 28/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri TV, gazetari Enton Abilekaj deklaroi se paketa e re fiskale e qeverisë Rama mund të jetë një manovër politike për të zhvendosur vëmendjen nga protestat dhe për të krijuar një dialog elektoral me shtresat që janë lënë jashtë vëmendjes gjatë 14 viteve të qeverisjes.

Abilekaj theksoi se biznesi nuk reagon në të njëjtën mënyrë ndaj ndryshimeve fiskale, pasi sipërmarrësit që paguajnë rregullisht taksat përballen me pasoja konkrete, ndërsa bizneset e favorizuara nga qeveria nuk e ndiejnë njësoj rritjen e barrës fiskale.

Duke u ndalur te ulja e TVSH-së për produktet ushqimore në 6% dhe lehtësimi i tatimit mbi pagat, gazetari ngriti pikëpyetje nëse këto masa do të sjellin realisht uljen e çmimeve dhe lehtësimin e kostove për qytetarët.

Ai rikujtoi premtimin e Partisë Socialiste të vitit 2013 për uljen e TVSH-së mbi ushqimet e shportës në 5%, duke theksuar se pas 14 vitesh mbetet për t'u parë nëse kjo masë do të reflektohet në çmimet përfundimtare, për shkak të marrëdhënies mes prodhuesve, grumbulluesve dhe shpërndarësve.

Pjesë nga intervista:

Në fakt, qëllimi është të krijojë një lloj zhurme, një lloj kundërshtimi nga biznesi për paketën e re fiskale, për të treguar që kjo nuk është qeveria që pretendon protesta, nuk është qeveria që shkakton protestën, pra nuk është qeveria që përjashton shtresën në nevojë në favor të një grupi biznesmenësh të lidhur me kryeministrin.

Dhe një arsye tjetër, pa dyshim, është një aksion elektoral, një aksion i cili, me shumë gjasë, shikon mundësinë se si duhet të krijojë një dialog me ata që deri sot, me 14 vjet, i ka trajtuar dhe që janë të detyruar të largohen nga Shqipëria ose janë përjashtuar fare nga sistemi, dhe të krijojë një lloj zhurme njëkohësisht të biznesit, që herë është e sinqertë dhe herë jo e sinqertë.

E sinqertë, sepse vërtet ka biznesmenë të cilët paguajnë taksat rregullisht dhe nuk e shohin paketën fiskale si një goditje pas shpine, të paparalajmëruar dhe të papritur. Por ka edhe biznesmenë të favorizuar e të preferuar të qeverisë, të cilët nuk pyesin se si është sistemi fiskal, nuk pyesin se sa taksa paguhen në Shqipëri, por problemi i këtyre është nëse është Rama kryeministër apo jo. Dhe, sa kohë të jetë Rama, ata do të kenë përfitime të tjera, të cilat, edhe nëse i paguajnë taksat, dhe pse nuk janë të detyruar t'i paguajnë, këta mund të kenë kaq të ardhura sa të mos e ndiejnë rritjen e taksave.

Pjesa e dytë është: a i ndihmon vërtet shtresat në nevojë kjo? Besoj që TVSH-ja 6 për qind është një masë që i ndihmon ata, shtresat në nevojë, po themi. Ulja e taksës së tatimit mbi pagën deri në 3 milionë të vjetra është një masë që i ndihmon ata që paguajnë deri në këtë pagë, dhe disa masa të tjera të taksës së qarkullimit duket sikur ndihmojnë në uljen e shpenzimeve vjetore të qytetarëve.

Problemi i TVSH-së mbi 5-4 produktet: a do ta ulin çmimin? Do ta bëjnë atë që shtresa e mesme, deri në 3 milionë, për atë pjesën e fundit të shtresës së mesme, të kursejë më shumë ose të mos investojë aq shumë te ushqimi?

E para, ka bërë një premtim në vitin 2013, që Partia Socialiste e përdori për të ardhur në pushtet, dhe tha që ne, kur të vijmë në pushtet, gjëja e parë që do të bëjmë do të jetë taksa 5 për qind mbi ushqimet e shportës.

Duheshin 14 vjet për të realizuar premtimin e parë, por a i kemi sot kushtet që kishim atëherë që kjo të reflektohet menjëherë në çmimin e shportës?

E para, këtë e komprometon marrëdhënia që ka sot mes çmimit të prodhimit dhe shpërndarjes, pra, nëse flasim për një produkt bujqësor ose produkt industrial vendas, si qumështi, vezët etj., etj., e çoj te grumbulluesi me të njëjtin çmim, se edhe ata janë të mëdhenj, por problemi është se, me rritjen e TVSH-së në total në 21 për qind, duhet të jetë çmimi i produktit derisa të vijë. Do të rritet çmimi primar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco