• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vendimi i Qeverisë për rritjen e TVSH-së në shërbimin e akomodimit në 10%, reagon Shoqata Shqiptare e Turizmit: Ja 3 kërkesat tona!

by A. Q
28/10/2026 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA) kundërshton projektvendimin e Qeverisë për rritjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për shërbimet e akomodimit nga 6% në 10%, duke paralajmëruar se kjo masë mund të dëmtojë konkurrueshmërinë e sektorit turistik shqiptar në rajon.

Në një deklaratë publike, ATA kërkon pezullimin e projektvendimit, zhvillimin e konsultimeve me grupet e interesit dhe përqendrimin e përpjekjeve të qeverisë në luftën kundër informalitetit në tregun e akomodimit.

Sipas shoqatës, propozimi është hartuar pa konsultim paraprak me përfaqësuesit e sektorit dhe pa një analizë të plotë të ndikimit ekonomik. ATA argumenton se rritja e taksës vjen në një periudhë kur bizneset e turizmit po përballen me vështirësi, të lidhura me rënien e euros, rritjen e pagave dhe shtrenjtimin e lëndëve të para.

Shoqata vlerëson se norma e reduktuar e TVSH-së ka ndikuar në zhvillimin e turizmit shqiptar, duke përmendur rritjen e numrit të vizitorëve nga 6 milionë në 12.6 milionë dhe kontributin e sektorit në ekonomi. Sipas ATA-s, ndryshimi i propozuar i politikës fiskale rrezikon të dobësojë pozicionin konkurrues të Shqipërisë kundrejt vendeve të tjera të rajonit.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga shoqata lidhet me informalitetin në tregun e akomodimit. Duke iu referuar Strategjisë së Turizmit 2026–2030, ATA pohon se 78% e kapaciteteve akomoduese përbëhen nga apartamente me qira ditore, të cilat, sipas saj, operojnë kryesisht në informalitet, ndërsa 22% përfaqësohen nga hotelet.

Në deklaratë, shoqata sjell gjithashtu të dhëna krahasuese për netët e qëndrimit të turistëve në Shqipëri, Mal të Zi dhe Kroaci, duke argumentuar se formalizimi i tregut do të ndihmonte në rritjen e të ardhurave buxhetore dhe në krijimin e kushteve për konkurrencë të ndershme.

Njoftimi i plotë:

Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA) Propozimi për rritjen e TVSH-së në akomodim godet drejtpërdrejt konkurrueshmërinë e turizmit shqiptar

Shoqata Shqiptare e Turizmit ATA, shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me Projekt-Vendimin e Qeverisë për rritjen e TVSH-së në shërbimin e akomodimit nga 6% në 10%.

Ky projekt vendim, i ndërmarrë pa asnjë konsultim paraprak me grupet e interesit dhe pa një analizë të mirëfilltë ndikimi, përbën një goditje të drejtpërdrejtë ndaj qëndrueshmërisë dhe konkurrueshmërisë së turizmit shqiptar në rajon.

Kjo masë vjen në një moment kritik, kur bizneset formale të sektorit po përballen me sfida të rënda mbijetese, të shkaktuara nga:

-Rënia drastike e Euros prej 40%, çka ka dëmtuar rëndë të ardhurat nga turistët e huaj;

-Dyfishimi i pagave në sektor për të mbajtur fuqinë punëtore;

-Rritja e çmimeve të lëndëve të para si pasojë e krizave globale.

Pritshmëritë dhe rritja historike e turizmit shqiptar, ku numri i vizitorëve u rrit nga 6 milionë në 12.6 milionë, duke e çuar kontributin e sektorit në 1/4 e PPB-së dhe 44% të eksporteve – ka qenë pikërisht produkt i shkallës së reduktuar të TVSH-së prej 6%.

Duhet rikujtuar se zbatimi i TVSH-së 6% nuk ishte një dhuratë, por rezultat i një rruge të gjatë avokimi nga Shoqata jonë, e cila bindi FMN-në dhe Qeverinë Shqiptare. Vetë Kryeministri angazhoi një grup ekspertësh nga Universiteti i Harvardit, të cilët në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Turizmit hartuan raportin për ringritjen e sektorit, ku masa kryesore e rekomanduar ishte ulja e TVSH-së – sipas modelit të suksesshëm të Këshillit Evropian (Direktiva 2006/112/EC). Sot, Evropa mban 52% të turizmit botëror me vetëm 6.8% të sipërfaqes së globit, falë pikërisht këtyre politikave nxitëse fiskale.

Zgjidhja nuk është taksimi i biznesit formal, por formalizimi i tregut. Në vend që të ndëshkohen sipërmarrjet që paguajnë rregullisht taksat, vëmendja e qeverisë duhet të orientohet drejt informalitetit.

Sipas vetë Strategjisë së Turizmit 2026–2030, sot 78% e kapaciteteve akomoduese në Shqipëri përbëhen nga apartamente me qira ditore që operojnë kryesisht në informalitet, ndërsa vetëm 22% janë hotele.

Shqipëria posedon vetëm 1% hotele me 4–5 yje, ndërsa vendet e rajonit si Mali i Zi dhe Kroacia numërojnë 7% deri në 10%.

Statistikat zyrtare të INSTAT tregojnë se me 12.4 milionë turistë raportohen vetëm 10 milionë netë fjetje. Për krahasim, Mali i Zi me 2.7 milionë turistë raporton 15.6 milionë netë fjetje, ndërsa Kroacia kalon 110 milionë netë fjetje me 21 milionë turistë.

Këto shifra dëshmojnë qartë se zgjidhja për rritjen e të ardhurave në buxhet nuk është rritja e taksave mbi sipërmarrësit e ndershëm, por formalizimi i tregut të pakontrolluar.

Thirrje Qeverisë Shqiptare

Shoqata Shqiptare e Turizmit i bën thirrje zyrtare Qeverisë Shqiptare:

  1. Të pezullojë Projekt-Vendimin për rritjen e TVSH-së në akomodim.
  2. Të nisë pa vonesë një proces gjithëpërfshirës konsultimi me grupet e interesit dhe me përfaqësuesit e sektorit.
  3. Të përqendrojë të gjitha kapacitetet në luftën kundër informalitetit për të krijuar një treg me konkurrencë të ndershme.

Rritja e kësaj takse do të na bëjë të humbasim tregun rajonal dhe të dëmtojmë me duart tona motorin kryesor të ekonomisë shqiptare.

Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA)”.

Next Post
Tensione në rritje, Greqia bashkon forcat me tri vende arabe kundër Turqisë! Erdogan refuzon të tërhiqet nga marrëveshja me Libinë

Tensione në rritje, Greqia bashkon forcat me tri vende arabe kundër Turqisë! Erdogan refuzon të tërhiqet nga marrëveshja me Libinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione në rritje, Greqia bashkon forcat me tri vende arabe kundër Turqisë! Erdogan refuzon të tërhiqet nga marrëveshja me Libinë

Tensione në rritje, Greqia bashkon forcat me tri vende arabe kundër Turqisë! Erdogan refuzon të tërhiqet nga marrëveshja me Libinë

October 28, 2026
Shqipëria – drita që jeton përjetë në shpirtin ton

Vendimi i Qeverisë për rritjen e TVSH-së në shërbimin e akomodimit në 10%, reagon Shoqata Shqiptare e Turizmit: Ja 3 kërkesat tona!

October 28, 2026
3 ditë zie për 68 viktimat e aksidentit hekurudhor në Spanjë, Sanchez: Hetimet do të shkojnë deri në fund

3 ditë zie për 68 viktimat e aksidentit hekurudhor në Spanjë, Sanchez: Hetimet do të shkojnë deri në fund

October 28, 2026
Trafik droge dhe kërcënime, çmontohet organizata italo-shqiptare në Bolonja, 6 të arrestuar! Rrjeti drejtohej edhe nga burgu, ja çfarë u zbulua

Trafik droge dhe kërcënime, çmontohet organizata italo-shqiptare në Bolonja, 6 të arrestuar! Rrjeti drejtohej edhe nga burgu, ja çfarë u zbulua

October 28, 2026
EMRI/ Ishte i zhdukur prej ditësh, gjendet i hedhur në një pus trupi i 31-vjeçarit shqiptar! Dyshohet se u ekzekutua me armë zjarri dhe më pas… (VIDEO)

EMRI/ Ishte i zhdukur prej ditësh, gjendet i hedhur në një pus trupi i 31-vjeçarit shqiptar! Dyshohet se u ekzekutua me armë zjarri dhe më pas… (VIDEO)

October 28, 2026
Djali i Michael Schumacher ndan mesazhin prekës: Do të hiqja dorë nga gjithçka, vetëm për të folur me babanë tim!

Djali i Michael Schumacher ndan mesazhin prekës: Do të hiqja dorë nga gjithçka, vetëm për të folur me babanë tim!

October 28, 2026
Dhuna në protestën e djeshme, Policia e Shtetit bën bilancin: 55 persona të arrestuar dhe 98 të proceduar penalisht!

Gazetari denoncon dhunën e protestuesve ndaj medias: Po na godasin dhe më pas luajnë viktimën! Nuk do heshtim

October 28, 2026
Çfarë e shkaktoi aksidentin hekurudhor me 68 viktima në Spanjë?

Çfarë e shkaktoi aksidentin hekurudhor me 68 viktima në Spanjë?

October 28, 2026
“Kam fëmijën 12-vjeç, ka nevojë për mua”- Ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt që u vra nga kunati, kundërshton paraburgimin!

“Kam fëmijën 12-vjeç, ka nevojë për mua”- Ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt që u vra nga kunati, kundërshton paraburgimin!

October 28, 2026
BE-ja do të heqë dorë nga oferta e statusit të ‘anëtarit të asociuar’ për Kanadanë

BE-ja do të heqë dorë nga oferta e statusit të ‘anëtarit të asociuar’ për Kanadanë

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In