Thaçi: Të gjithë të përfshirët në rastin e Arlindës duhej të jepnin dorëheqje, pa pritur raportet

Ish-drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Emrush Thaçi, ka thënë se të gjithë zyrtarët e përfshirë në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt duhej të jepnin dorëheqje menjëherë, pa pritur raportet e kërkuara nga Qeveria.

Në emisionin FIVE, Thaçi ka thënë se në raste të tilla nuk duhet të priten 48 apo 72 orë, por duhet të veprohet menjëherë ndaj zyrtarëve të përfshirë, përfshirë edhe pezullimin e tyre kur ka dyshime që e arsyetojnë një masë të tillë.

“Jo pas 48 orëve, jo pas 72 orëve, aty për aty, kur ka ndodhur rasti, është dashur të shkojnë në shtëpi të gjithë akterët që kanë qenë të involvuar”, ka deklaruar Thaçi.

Ai ka theksuar se Inspektorati Policor i Kosovës ka rol në trajtimin e dyshimeve për veprimet e policëve dhe se masat duhet të ndërmerren sipas gjetjeve të hetimit.

Sipas Thaçit, kërkimi i raporteve nga Qeveria nuk e zëvendëson përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të institucioneve përkatëse, ndërsa vonesat në llogaridhënie e rëndojnë situatën.

 

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika