BE: Të gatshëm për dialog me qeverinë e re izraelite

Europë | 1 minutë më parë

Bashkimi Evropian deklaroi sot se do të mbajë një dialog të sinqertë dhe të hapur me qeverinë e ardhshme të Izraelit, e cila pritet të formohet pas zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara në këtë shtet.

Zëdhënësi i BE-së për Punët e Jashtme, Anouar El Anouni, gjatë një konference për mediat në Bruksel tregoi se blloku evropian mirëpret bashkëpunimin me kabinetin e ri qeveritar izraelit. AI theksoi se Bashkimi Evropian pret me padurim të bashkëpunojë me qeverinë e ardhshme mbi bazën e marrëdhënies afatgjatë dhe përkushtimit ndaj parimeve demokratike e vlerave të përbashkëta.

Gjatë fjalës së tij, zëdhënësi përgëzoi gjithashtu popullin izraelit për pjesëmarrjen e lartë në votime, duke e cilësuar atë si një tregues të demokracisë dinamike në vend. Qasja e BE-së do të vijojë të fokusohet në avancimin e bashkëpunimit dypalësh, adresimin e çështjeve me interes të përbashkët, si dhe promovimin e stabilitetit rajonal, sigurisë dhe paqes.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur procesi i numërimit të votave vazhdon, ndërsa blloqet kryesore politike në Izrael po shqyrtojnë mundësitë e krijimit të koalicioneve për të arritur shumicën e nevojshme parlamentare prej të paktën 61 ulësesh në Knesset.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme