• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Bënë thirrje për dhunë në protesta”/ Antiterrori procedon 17 persona

by Lajm Lajm
October 28, 2026
in Aktualitet, Kryesore
Bënë thirrje për dhunë në protesta”/ Antiterrori procedon 17 persona
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

17 persona janë proceduar penalisht nga strukturat e Antiterrorit, në kuadër të hetimeve për thirrjet për dhunë në rrjetet sociale, në kontekstin e protestave të zhvilluara gjatë dy javëve të fundit.

 

Sipas Policisë, hetimet janë kryer në bashkëpunim me strukturat e Hetimit të Krimit Kibernetik dhe prokuroritë, pas publikimeve me përmbajtje të dhunshme dhe kërcënuese në rrjetet sociale.

 

17 personat po hetohen për vepra të ndryshme penale, përfshirë thirrjet publike për veprime të dhunshme, nxitjen e urrejtjes dhe shpërndarjen e materialeve antikushtetuese.

 

-u ndalua shtetasi E. Xh., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përhapja e informative të rreme që ngjallin panik”, pasi dyshohet se ka dërguar një mesazh kërcënues në llogarinë e Facebook-ut të një subjekti privat, për vendosje të bombave në 3 godina të ndryshme të subjektit.

 

•Gjithashtu, u referuan materialet në prokurori për shtetasit:

A. K., 34 vjeç, për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”, pasi në Instagram, ka bërë thirrje për kryerjen e veprime të dhunshme, gjatë protestave të javëve të fundit.

Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas, duke mashtruar qytetarët se i rrezikohej jeta, ka hapur një llogari në “GoFundMe”, për të mbledhur fonde.

Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjet një dokument (bexh) me të cilin prezantohej si gazetar, për t’iu shmangur kufizimeve dhe shoqërimit nga Policia. Dokumenti u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;

 

-E. N., 51 vjeç, banues në Shëngjin, për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Thirrja për urrejtje nacionale”, pasi ka postuar video në rrjete sociale, nëpërmjet të cilave ka ofruar shuma parash për kryerjen e veprime të dhunshme ndaj përfaqësuesve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave;

 

-G. P., 37 vjeç, për veprat penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” dhe “Përndjekja”, pasi ka publikuar në mënyrë të përsëritur, të dhëna personale, fotografi dhe video të punonjësve të Policisë së Shtetit, me komente fyese, denigruese dhe akuzuese. Këto publikime, të realizuara kryesisht në kontekstin e protestave të javëve të fundit dhe që ekspozojnë përpara protestuesve, identitetin e punonjësve të Policisë të angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, krijojnë rrezik për jetën e punonjësve të Policisë, për sigurinë e tyre dhe të familjarëve të tyre, si dhe nxitin veprime intimidimi, kërcënimi dhe/ose dhune.

 

Gjithashtu, në llogarinë që administron 37-vjeçari janë evidentuar postime me paralajmërime me karakter kërcënues ndaj institucioneve shtetërore, si dhe thirrje për identifikimin e shtetasve të tjerë, të cilat kanë rritur shqetësimin për pasojat që mund të sjellë shpërndarja e këtyre informacioneve në rrjete sociale;

 

-A. G., 56 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Nxitja e urrejtjeve dhe e grindjeve”, pasi ka postuar fotografi dhe shkrime nëpërmjet të cilave ka bërë thirrje për veprime të dhunshme gjatë protestave të javëve të fundit;

 

-A. A., 50 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shpërndarja e shkrimeve antikushtetuese” dhe “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”, pasi në llogarinë e tij në Facebook, ka postuar një shkrim me përmbajtje antikushtetuese;

 

-O. M., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Shpërndarja e shkrimeve antikushtetuese”, pasi gjatë një proteste, ka vendosur në fasadën kryesore të Universitetit Politeknik, një banderolë që përmbante simbol nazist;

 

-A. L., 39 vjeç, R. R., 28 vjeç, L. Xh., 24 vjeç, E. B., 36 vjeç, O. Rr., 46 vjeç, D. A., 39 vjeçe, E. Q., 22 vjeç, D. K., 26 vjeçe, A. B., 42 vjeç, M. Ç., 18 vjeç dhe A. Ll., 24 vjeçe, për veprën penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, pasi në llogari të tyre në platforma të ndryshme për komunikim online, nëpërmjet shkrimeve, mesazheve dhe/ose komenteve, kanë bërë thirrje për kryerje të veprimeve të dhunshme gjatë tubimeve të javëve të fundit.

 

Gjithashtu u referuan materialet në prokurori, për 7 llogari në platforma të ndryshme për komunikim online, për veprën penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, pasi në to, janë publikuar shkrime, mesazhe dhe/ose komente me thirrje për kryerje të veprimeve të dhunshme gjatë protestave të javëve të fundit;

 

-u referuan materialet në Prokurori, për 1 llogari në rrjetin social “Instagram”, për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Përhapja e informacioneve të rreme që ngjallin panik”, pasi në të, janë postuar thirrje për kryerje të veprimeve të dhunshme gjatë tubimeve të javëve të fundit”,- thuhet në njoftim.

 

Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme.

Tags: Antiterrori dhune procedim protesta
Previous Post

Fiona Rushiti në librin e rekordeve Guinness, 72 rrotullime 360° në 30 sekonda e varur nga dhëmbët

Lajm Lajm

Lajm Lajm

TË FUNDIT

Bënë thirrje për dhunë në protesta”/ Antiterrori procedon 17 persona

Bënë thirrje për dhunë në protesta”/ Antiterrori procedon 17 persona

October 28, 2026
Fiona Rushiti në librin e rekordeve Guinness, 72 rrotullime 360° në 30 sekonda e varur nga dhëmbët

Fiona Rushiti në librin e rekordeve Guinness, 72 rrotullime 360° në 30 sekonda e varur nga dhëmbët

October 28, 2026
As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën

As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën

October 28, 2026
Falsifikoi dokumentat/ Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim noteren

Falsifikoi dokumentat/ Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim noteren

October 28, 2026
Kroacia bllokon fiq me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria, AKU asnjë reagim

Kroacia bllokon fiq me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria, AKU asnjë reagim

October 28, 2026
Përfundon pas 7 orësh operacioni i Erjon Vishkullit në Romë! Ja si paraqitet gjëndja e tij shëndetësore

Përfundon pas 7 orësh operacioni i Erjon Vishkullit në Romë! Ja si paraqitet gjëndja e tij shëndetësore

October 28, 2026
Prostitucion në Berat, Prokuroria kërkon 21 vite burg për dy të akuzuarit

Prostitucion në Berat, Prokuroria kërkon 21 vite burg për dy të akuzuarit

October 28, 2026
Meta takohet me dy deputetë socialistë në burgun 313: U ankova për shkeljet ligjore

Meta takohet me dy deputetë socialistë në burgun 313: U ankova për shkeljet ligjore

October 28, 2026
U transferua në burgun e Fierit, reagon Veliaj: Rrëmbim policor, më refuzojnë dokumentin

U transferua në burgun e Fierit, reagon Veliaj: Rrëmbim policor, më refuzojnë dokumentin

October 28, 2026
Apeli Administrativ pezullon bojkotin e avokatëve në GJKKO

Apeli Administrativ pezullon bojkotin e avokatëve në GJKKO

October 28, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

    DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Djegia e makinës në aksin Kardhiq–Delvinë, ndërron jetë te Trauma 37-vjeçari /EMRI

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Skandal/ “E vrau natën, e qau ditën”, familja e Erion Vishkullit nxjerr bllof propagandën e Ramës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL