
Këshilli i Ministrave ka miratuar mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të Erjon Vishkullit, i cili mbeti i plagosur në sy nga një plumb gome, në vlerën prej 5 milionë lekësh. Sipas vendimit, fondi do të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ndërsa pagesa do të kryhet pas paraqitjes së faturave përkatëse nga institucioni ku do të realizohet kurimi.
V E N D I M PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË Z. ERION VISHKULLI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, të ndryshuar, dhe në vijim të vendimit nr.36, datë 21.1.2026, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2026”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1-Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Erion Vishkulli, në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë.
2-Ky fond përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
3-Pagesa bëhet me paraqitjen e faturave përkatëse të institucionit të kurimit.
4-Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Ministrja Spahiu zbulon si shkoi operacioni i Erjon Vishkullit në Romë
