Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama me paketë 'flluskë' fiskale

Përjashtimi nga taksat i krimit dhe investitorëve strategjikë/ Preçi: 7-9 miliardë euro… nuk janë mbledhur në buxhet

18:26, 28/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Eksperti i financave, Zef Preçi në TASK FORCE në SYRI TV me Sonila Meçon, ka ngritur shqetësimin për përjashtimet tatimore që, sipas tij, u janë bërë investitorëve strategjikë, oligarkëve dhe segmenteve të krimit të organizuar.

Preçi theksoi se, ndërsa institucionet financiare ndërkombëtare rekomandojnë zgjerimin e bazës së tatimpaguesve dhe formalizimin e ekonomisë, qeveria vijon të ruajë privilegje fiskale që nuk kanë sjellë rezultatet e premtuara.

Sipas Preçit, në 10 vitet e fundit nuk janë mbledhur rreth 800 milionë euro çdo vit për shkak të këtyre lehtësive, ndërsa për një dekadë shuma arrin në 7–9 miliardë euro që nuk kanë hyrë në buxhetin e shtetit.

Eksperti argumentoi se premtimet për vende të reja pune, investime dhe teknologji bashkëkohore nuk janë përmbushur, duke vënë në pikëpyetje efektivitetin e politikës së privilegjeve tatimore.

Preçi: Shoh një spekulim që bëhet me rekomandimet e institucioneve fianciare ndërkombëtare. Ne jemi mësuar që çdo misionin i FMN analizon situatën dhe rekomandimi kryesor i viteve të fundit ka qënë zgjeroni bazën e tatimpaguesve, pra shtoni të ardhurat duke zgjeruar bazën e tatimpaguesve.

Në Kroaci mbledhshmëria e të ardhura buxhetore ndaj GDP-së është 42-45% dhe ne e kemi 27-28%, për shkak të informalitetit të lartë. Ne duhet ta formalizojmë dhe ta sjellim në sistem. Dhe ajo që Rama sot nuk e tha është lehtësimi tatimor që i janë krijuar investitorëve strategjikë, oligarkëve, segmente të krimit të organizuar, përmes përjashtimeve nga taksat. Taksa që qëllimisht nuk mblidhen në buxhet me synimin teorik dhe të shpallur për hapjen e vendeve të punës, injektimit i kapitalit të freskët në ekonomi, sjelljes në vend të tekonoligjisë bashkohore. Për fat të keq këto nuk kanë ndodhur dhe ajo që shohim është se këto privilegje ruhen, ndryshe nga sa ka qënë vrejtja e madhe e 5 viteve të fundit nga FMN.

Në 5 vitet e fundit janë 800 milionë euro që nuk mblidhen në buxhet për këtë shkak. Pra çdo vit, 800 milionë euro, pra 7-9 miliardë euro për 10 vite, që nuk janë mbledhur dhe nuk kanë hyrë në buxhetin e shtetit me këtë ide që do të na sjellin mirëqënie por që nuk ka ndodhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco