Edi Rama ka shpallur sot një plan masash që në dukje po komentohet si zgjidhjeje qesi apo hapje thesi, në fjalë të tjera dhurata.

Që nga ulja e TVSH-së për produktet bazë të shportës te heqja e taksës së qarkullimit për karburanteve, apo edhe masat e tjera, të gjitha këto po komentohen si karrem për të ulur pakënaqësinë sociale të njerëzve që kanë hyrë në protestë që në qershor me qetësi, e prej dy javësh me dhunë, ku është djegur Tirana.

Qartësisht, buxheti i ri që sjell qeveria e Edi Ramës për vitin e ardhshëm është një masë politike. Në fakt buxheti është politika më e madhe e primarja që një mazhorancë sjell para publikut, e mbi të gjitha votuesve të saj.

Kjo është një lëvizje e pastër politike, ku Edi Rama dhe mazhoranca e tij i ofron qytetarëve të tij. Pyetja që vjen spontane është përse Edi Rama e bën tani? Në këtë situatë të vështirë, në këtë sulm që ndodhet, në këtë gjendje të vështirë politike? Përgjigja duket krejt e thjeshtë: sepse mundet! Pasi, mundësia ekonomike e financiare e lejon qeverinë qe të kryejë një manovër financiare jo shtrënguese por “bujare”. E bën për arsye politike? Natyrisht! Por çështja është se mundet ta bëjë, e kjo është realpolitikë e pastër.

Buxheti është baza, thelbi, çështja kryesore me të cilët në vendet demokratike mazhoranca e opozita bëjnë debatin kryesor të vitit. Ku palët japin vizionin e tyre për të ardhurat dhe shpërndarjen e tyre. Por në Shqipëri, ky debat s’është bërë kurrë në këto 13 vjet të qeverisjes së Edi Ramës.

Nuk ka një vit, ku opozita ka sjellë në debatin vjetor të buxhetit, versionin e saj alternativ të të ardhurave dhe shpenzimeve. Nëse i referohemi seancave të Kuvendit, ose ka pasur sherr e rrëmujë, ose bojkot, askush nuk ka para se kush është alternativa e kësaj mazhoranca të taksave, tarifave dhe shpërndarjes së tyre.

Sot debate po orientohet drejt një linje që qeveria e ka marrë vendimin vetë pa pyetur askënd. E sipas gjasave do të vijojë edhe në ditët në vazhdim. Por kjo nuk është ndonjë e re. Qeveria, përkatësisht mazhoranca e ka marrë këtë hap që dukshëm është i madh edhe për arsye politike. Në fakt buxheti është kryepolitika e një mazhoranca. Po kush është përgjigja? Një alternativë e menduar apo ide e shpërndarjes apo e delegimit të të ardhurave dhe shpenzimeve.

Sali Berisha dje doli me një arketip arkeologjik siç është taksa e sheshtë, e cila nuk zbatohet në asnjë vend të Europës apo SHBA e kontinentit Amerikan.

Edhe partitë që e kanë përdorur atë si Flamur elektoral, përkatësisht populistët italianë të Salvinit e braktisën atë rrugës, kur morën ministrinë e Financave,

Logjika e një taksimi progresiv të të ardhurave të rrogës, është një gjë e tejkaluar. Shqipëria e sotme vjen me një buxhet nga 4 në 10 miliardë euro buxhet. Që tregon një avancim ekonomik që nuk ka nevojë për koment. Por nëse shumë mund të thonë që ky avancim vjen si pasojë e “kohës”, duhet të japin idenë e shpërndarjes së të ardhurave të buxhetit.

Ajo që ka shpallur Edi Rama sot nuk është një akt social, por i pastër politik. Ku mazhoranca ka marrë akte të forta, ndoshta edhe nga rrethanat, por fakti që ka marrë këto akte të forta, do të thotë se mundet, pasi buzheti ja lejon pa pasur nevojë të rrisë borxhin e saj. Kjon ë fakt është real politika, e cila natyrisht që do të sjellë debat, por më shumë do të sjellë pasoja të rëndësishme e të vrullshme në zhvillimet politike, ekonomike e jetën e njerëzve.

Të cilat duhen parë, duhen ndjekur, por a do të komentohen e diskutohen në panelet e darkës? Deri tani asnjë buxhet vjetor nuk e ka pasur këtë fat!