Qeveria ka miratuar një akt normativ për kompensimin e dëmeve materiale të shkaktuara ndaj bizneseve gjatë akteve të dhunshme në tubimet e zhvilluara nga 13 deri më 22 tetor 2026.
Sipas vendimit, shteti do të krijojë një skemë kompensimi për dëmet e shkaktuara ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të personave fizikë ose juridikë privatë, të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre si biznese dhe tatimpagues.
Skema do të përfshijë subjektet me qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë, bazuar në deklaratën vjetore të vitit 2025.
Akti normativ synon të rregullojë pasojat financiare të dëmeve të shkaktuara gjatë kësaj periudhe dhe të përcaktojë mekanizmin për kompensimin e subjekteve të prekura.


