Qeveria miraton Aktin Normativ për të mbuluar shpenzimet e mjekimit për Erion Vishkullin

28 Tetor 2026 | 19:08

Qeveria ka miratuar një sërë vendimesh në mbledhjen e sotme, që përfshijnë mbulimin e shpenzimeve të mjekimit për Erion Vishkullin në vlerën 5 milionë lekë. Kujtojmë që sot ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka ndarë lajmin e mirë për gjendjen shëndetësore të Erjon Vishkullit, i cili ka kaluar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën “Gemelli” në Romë.

Ndërhyrja ka shpëtuar organin e syrit të 28-vjeçarit.

Ndërkaq, vendimet e miratuara përfshijnë edhe miratimin e Strategjisë Sektoriale të Transportit dhe planit të veprimit deri në vitin 2030, si dhe përcaktimin e numrit të përgjithshëm të personelit të Policisë së Shtetit. Në mbledhje janë miratuar gjithashtu vendime për fushën e përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Administratës Publike dhe për procedurat, kriteret dhe funksionimin e Agjencisë Shtetërore të Posaçme të Shtetësisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjoba deri në 500 mijë lekë për shkeljet gjatë tubimeve, qeveria miraton paketën e re ligjore

Qeveria ka miratuar nismat e para të paketës së re ligjore kundër dhunës, të prezantuar pas protestave të dhunshme. Masat parashikojnë rritjen e gjobave për...
18:59 | 28/10/2026

Qeveria miraton Aktin Normativ për kompensimin e bizneseve të dëmtuara nga protestat e tetorit

Bizneset me qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë do të mund të përfitojnë dëmshpërblim nga shteti për dëmet materiale të shkaktuara gjatë tubimeve të...
18:48 | 28/10/2026

Gjendet një trup në një pus, dyshohet se i përket 31-vjeçarit shqiptar të zhdukur më 7 tetor në Itali

Një ngjarje e rëndë po hetohet në Itali, ku trupi i një burri u gjet në një pus rreth 10 metra të thellë, në zonën...
18:07 | 28/10/2026