Protesta e dhunshme e nisur para dy javësh, tashmë është shndërruar në një protestë-marshim në rrugët dhe institucionet kryesore të kryeqytetit.
Të rinjtë kanë hequr dorë nga gurët e molotovët, ashtu si edhe policia nuk mbrohet më me gaz e plumba gome.
Pikëtakimi i protestës ishte te Fakulteti i Mjekësisë që prej orëve të para të ditës. Gjimnazistë, studentë e pedagogë marshuan paqësisht drejt Ministrisë së Arsimit, ku përballë tyre qëndronin forcat e rendit, gjithashtu paqësorë.
Auditorët mbeten bosh prej dy javësh, por këtë të mërkurë studentët e kishin një plan, t’i vizitonin. Me dhjetëra të rinj hynë brenda auditorëve te Fakulteti i Ekonomikut. Të pa maskuar dhe pa akte dhune, vetëm me thirrje.
Kjo i shoqëroi studentët tek Ekonomiku, të cilët u larguan pa shkaktuar tensione. Më pas, iu drejtuan Fakultetit të Drejtësisë. Një kontroll nëpër auditorë ishte gjithë plani i studentëve edhe te Drejtësia.
Protestuesit vijuan marshimin në disa rrugë të ndryshme të Tiranës, por pa krijuar kaos në trafik dhe as tensione.
Top Channel