Shembet pllaka e betonit, lëndohen 6 punëtorë në Prizren

Gjashtë punëtorë janë lënduar në një vendpunishte në lagjen ”Dardania” në Prizren, pasi pllaka e betonit mbi të cilën po punonin, u shemb gjatë ditës së sotme. Tre prej të lënduarve kanë pësuar frakturë të boshtit kurrizor. Ndërsa Inspektorati i Punës ka ndaluar punimet.

Llogaritë që hapësira është e sigurt të mbushej me beton s’u dolën të sakta.

Kjo sipërfaqe betoni në këtë vendpunishte në Prizren u shemb, pak pasi u vendos.

Dëmet s’janë veç materiale.

Gjashtë punëtorë janë lënduar në këtë vendpunishte në Prizren pasi pllaka e betonit mbi të cilën po punonin, u shemb.

Katër nga ta tashmë janë hospitalizuar me lëndime serioze, ndonëse janë jashtë rrezikut për jetën.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, e cila ka nisur hetime për zbardhjen e rrethanave.

Ndërkohë një vendim për këtë ngjarje kane marrë Inspektorati Qendror i Punës.

“Pas rastit, Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në këtë objekt, me qëllim të parandalimit të rreziqeve dhe garantimit të sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve në vendin e punës”.

E, Prokuroria Themelore e Prizrenit nuk ka bërë të ditur nëse ka ndërmarrë ndonjë veprim.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika