Publicisti dhe shkrimtari Mustafa Nano e sheh Shqipërinë larg Bashkimit Europian. Duke analizuar zhvillimet në vendin tonë, ai është i mendimit se ende nuk meritojmë integrimin në union. Qytetërimi europian ka vlera të tjera, të cilat nuk kanë lidhje me vlerat tona. Ne e dimë cilat janë vlerat tona… që mund të jenë edhe antivlera. Ne kemi ende Kodin e Nderit, që e kemi në qendër të ethosit tonë, edhe qenia më e sofistikuar nuk i ikën dot këtij kurthi. Sot, shqiptarit i nëpërkëmbet nderi edhe kur e parakalon në autostradë. Neve po na jepet si dhuratë (integrimi në BE) sepse nuk e meritojmë, ne të gjithë e dimë këtë gjë.