Autostrada e re në Greqi, mediat greke: Udhëtimi Janinë–Kakavijë do të zgjasë vetëm 40 minuta

28 Tetor 2026 | 20:09

Një autostradë e re që do të lidhë Janinën me pikën kufitare të Kakavijës pritet ta shkurtojë udhëtimin në rreth 35–40 minuta, kur projekti të përfundojë në dhjetor të vitit 2029, raportojnë mediat greke.

Tovima.com shkruan se projekti parashikon ndërtimin e rreth 70 kilometrave autostradë, me një buxhet prej 310 milionë eurosh.

Ai synon të rrisë sigurinë rrugore, të shkurtojë kohën e udhëtimit dhe të përmirësojë lidhjet mes Greqisë, Shqipërisë dhe pjesës tjetër të Evropës.

Punimet kanë nisur dhe po vijojnë në tri zona kryesore: Kosmira, Asvestochori dhe në kryqëzimin ku rruga e re do të lidhet me autostradat Ionia Odos dhe Egnatia Odos.

Një prej veprave kryesore do të jetë një urë rreth 560 metra e gjatë, me 14 hapësira, në kryqëzimin që lidh dy autostradat.

Projekti ndahet në dy segmente. I pari përfshin 46,4 kilometra nga Janina në Kalpaki, ku janë planifikuar gjashtë kryqëzime të ndara në nivele. I dyti shtrihet për 23,1 kilometra nga Kalpaki deri në pikën kufitare të Kakavijës dhe parashikon përmirësimin e rrugës ekzistuese drejt Shqipërisë.

Autostrada e re do të shërbejë si zgjatim perëndimor i Egnatia Odos dhe do të përmirësojë lidhjet me zonat malore e më të izoluara të Epirit.

Projekti është pjesë e korridorit Orient/East-Med të Rrjetit të Transportit Trans-Evropian dhe synon të forcojë tregtinë dhe turizmin në Evropën Juglindore.

Me përfundimin e tij, udhëtimi prej rreth 264 kilometrash nga Antirrio në Kakavijë, përmes Janinës, pritet të zgjasë rreth dy orë e 15 minuta.

Sipas informacionit të publikuar në faqen zyrtare të qeverisë greke për projektet rrugore, përfundimi i autostradës Janinë–Kakavijë është parashikuar për dhjetor 2029.Tovima.com

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qeveria sllovene po përgatit një ndalim për mbulesat e fytyrës

Qeveria sllovene po përgatit ndryshime në Ligjin për Mbrojtjen e Rendit dhe Qetësisë Publike, dhe një nga dispozitat do të përfshinte ndalimin e mbulimit të...
17:45 | 28/10/2026

Gazetari gjerman: Politika e jashtme e studentëve serbë për Kosovën rrezikon të nxisë konflikte në Ballkan

Lëvizja studentore që fitoi zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe largoi nga pushteti Aleksandar Vuçiçin ka një program të politikës së jashtme që rrezikon të nxisë...
17:40 | 28/10/2026

3 ditë zie për 68 viktimat e aksidentit hekurudhor në Spanjë, Sanchez: Hetimet do të shkojnë deri në fund

Përplasja e dy trenave me shpejtësi të lartë në Spanjë, ku humbën jetën të paktën 68 persona dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur, ka...
17:31 | 28/10/2026