Dhoma e Tregtisë kundër paketës fiskale 2027, mbi 10 mld lekë barrë për biznesin

28 Tetor 2026 | 20:16

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë kundërshton paketën fiskale për vitin 2027, duke akuzuar qeverinë se ka hartuar ndryshimet pa konsultim. Ajo paralajmëron se masat e propozuara mund të sjellin mbi 10 miliardë lekë të ardhura shtesë për buxhetin, të paguara nga sipërmarrja.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë kundërshton paketën fiskale 2027, duke kërkuar konsultim të menjëhershëm me biznesin. Përmes një deklarate për mediat, Dhoma shpreh shqetësimin se ndryshimet janë propozuar pa një proces paraprak konsultimi me sipërmarrjen dhe organizatat përfaqësuese.

Një nga kundërshtimet kryesore lidhet me uljen e TVSH-së për produktet bazë ushqimore. Sipas Dhomës, ulja e TVSH-së për shportën ushqimore nuk justifikon rritjen e barrës fiskale në pjesën tjetër të ekonomisë, përmes ndryshimeve të propozuara në tatimin mbi fitimin, dividentin, TVSH-në standarde dhe atë për turizmin.

Duke iu referuar vlerësimeve të Ministrisë së Financave, Dhoma thotë se efekti neto i masave do të ishte mbi 10 miliardë lekë të ardhura shtesë për buxhetin, të cilat do të paguheshin kryesisht nga biznesi.

Në një kohë kur kostot e prodhimit janë në nivele rekord dhe eksportuesit përballen me rënien e euros, Dhoma kërkon dialog të menjëhershëm dhe transparencë, duke paralajmëruar se ndryshimet fiskale mund të rëndojnë më tej sipërmarrjen dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qeveria miraton Aktin Normativ për të mbuluar shpenzimet e mjekimit për Erion Vishkullin

Qeveria ka miratuar një sërë vendimesh në mbledhjen e sotme, që përfshijnë mbulimin e shpenzimeve të mjekimit për Erion Vishkullin në vlerën 5 milionë lekë....
19:08 | 28/10/2026

Gjoba deri në 500 mijë lekë për shkeljet gjatë tubimeve, qeveria miraton paketën e re ligjore

Qeveria ka miratuar nismat e para të paketës së re ligjore kundër dhunës, të prezantuar pas protestave të dhunshme. Masat parashikojnë rritjen e gjobave për...
18:59 | 28/10/2026

Qeveria miraton Aktin Normativ për kompensimin e bizneseve të dëmtuara nga protestat e tetorit

Bizneset me qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë do të mund të përfitojnë dëmshpërblim nga shteti për dëmet materiale të shkaktuara gjatë tubimeve të...
18:48 | 28/10/2026