Ardit Gjokrosa është ekstraduar nga Gjermania drejt Shqipërisë, ku do të përballet me disa akuza penale, përfshirë sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për vrasjen e Hamza Terziut.
Sipas dyshimeve të ngritura nga autoritetet, Gjokrosa dyshohet se ka qenë i përfshirë në përgatitjen e kushteve për kryerjen e kësaj vrasjeje, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e parashikuar nga nenet 80 dhe 28/4 të Kodit Penal.
Gjithashtu, ai akuzohet për “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e pjesëmarrjes, sipas nenit 333/a, paragrafi 2, si dhe për “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, sipas nenit 334, pika 1, të Kodit Penal.
Procedimi penal lidhet me dyshimet për përfshirjen e Gjokrosës në sigurimin e kushteve dhe mjeteve të nevojshme për vrasjen e Hamza Terziut. Pas ekstradimit, çështja do të vijojë të ndiqet nga autoritetet shqiptare.


