
Të paktën 68 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një tren spanjoll me shpejtësi të lartë u përplas me një tren tjetër në jug të kryeqytetit Madrid.
Bilanci i përditësuar i viktimave e bën këtë aksident fatkeqësinë më të rëndë hekurudhore në Spanjë që nga viti 2013.
Ministri spanjoll i Transportit tha se një vendim “i pashpjegueshëm” i qendrës së kontrollit çoi në përplasjen e trenave, pasi një defekt kompjuterik kishte shkaktuar fillimisht ndalimin e tyre, shkruan BBC.
Kompania hekurudhore Iryo deklaron se treni i saj u “godit nga pas” nga një tren i kompanisë Renfe. Në të dy trenat udhëtonin më shumë se 500 pasagjerë.
Duke folur në vendin e aksidentit, kryeministri Pedro Sánchez tha se Spanja është në zi. Shumica e partive kryesore kanë pezulluar fushatat për zgjedhjet e përgjithshme.
Sánchez u zotua gjithashtu se do zbardhet “pse ndodhi kjo tragjedi”.