Anita Muçaj i kërkon deputetes Fejza të tërheqë deklaratën kundër Haradinajt dhe t’i kërkojë falje publikisht

Anita Muçaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, i ka kërkuar deputetes Arjeta Fejza të tërheqë deklaratën e saj, të distancohet dhe të kërkojë falje publike, duke e cilësuar atë si shpifje dhe akuzë të pabazë.

Fejza, mbrëmë në një emisionin në KTV, akuzoi ish-kryeministrin Haradinaj për dhunë në familje.

Në një reagim në Facebook, Muçaj ka thënë se deklaratat e deputetes i konsideron serioze dhe se ato, sipas saj, cenojnë dinjitetin dhe reputacionin e saj dhe të familjes.

Ajo ka paralajmëruar se, nëse nuk ka tërheqje të deklaratës dhe kërkimfalje publike, do t’u drejtohet organeve kompetente dhe do të ndjekë rrugët ligjore.

“Dinjteti nuk negociohet. Reputacioni nuk duhet të bëhet viktimë e interesave politike. Përgjegjësia për fjalën publike nuk është privilegj, por detyrim”, ka shkruar Muçaj.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika