
Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, denoncoi mbrëmjen e sotme izolimin e Veliajt në burgun e Fierit.
Në një deklaratë për Report Tv, Ndreca pohoi se nuk i është lejuar takimi me Veliajn dhe po kështu nuk është lejuar as vizita e Avokatit të Popullit Shabani.
Veliaj u tranferua paraditen e sotme kundër vullnetit të tij ndërsa e quajti transferimin të paligjshëm e rrëmbim policor.