Si do reflektohet ulja e çmimeve në supermarkete? Eksperti: Taksat e reja riekuilibrojnë shoqërinë, paketa fiskale të mbështesë industrinë

28 Tetor 2026 | 22:08

Alban Zusi, ekspert i bujqësisë, ekonomisë dhe sigurisë ushqimore, ka folur lidhur me taksat e reja, duke argumentuar se taksimi më i lartë i mjeteve të luksit apo pronave bosh ndihmon në njëfarë mënyre në riekuilibrimin e shoqërisë.

Sipas tij, shtresa që i përballon këto shpenzime nuk e ndjen rëndësinë e parë të taksës, ndërkohë që kjo shërben edhe për të formalizuar kontratat e qirasë që mund të jenë të padeklaruara.

“Ai që blen po themi një makinë luksi, pse e bleu 5 mijë euro më shtrenjtë që është taksa më e lartë, apo ai që lën apartamentet bosh se do paguaj një taksë ekstra nuk është ndonjë problem i madh. Pra në një farë mënyre fillojmë dhe krijojmë një lloj riekuilibrimi të shoqërisë”, tha Zusi.

Duke trajtuar ndryshimin e pragut të TVSH-së, Zusi tha se komuniteti i biznesit e ka kërkuar një masë të tillë për të shmangur deformimet në treg.

“Ne, komuniteti i biznesit e kemi thënë gjithmonë që mungesa e TVSH-së tek këto bizneset e vogla po na dëmton sepse ato nuk marrin faturat dhe ka ka krijuar disa deformime në treg të cilat unë nuk e di a do i zgjidhi kështu siç janë siç është si masë por është një masë që për hirë të së vërtetës ne e kemi kërkuar dhe kështu siç është thjesht si ajo socialja qoftë kjo e taksimit të të pasurve po qëndrojnë konceptualisht.

Por ka nevojë për t’u bërë një lloj ekuilibrimi i tyre sepse brenda vetvetes këto masa kanë nevojë që të shihen nga pikëpamja teknike nëse qëndrojnë, nëse nuk kërcasin, nëse nuk krijojnë problem, nëse janë të realizueshme apo jo. Dhe çfarë është më e rëndësishmja ne na mungon blloku qendror i një pakete fiskale që është blloku për mbështetjen e zhvillimit industrial të vendit.

Pra ne nuk kemi masat që nxisin industrinë dhe që si një zhvillim modern të një shoqërie me bursa ku të ketë mundësi për financim jo vetëm me kredi bankare por edhe gjithë shoqëria të investojë brenda shoqërisë së vetë ku shtresa e mesme mos të ketë mundësi për të bërë investim vetëm, ose të bëjë biznes ose të blejë një shtëpi për të ketë mundësi të investojë edhe në industrinë e vendit”, shtoi eksperti.

Më tej, i pyetur lidhur me shqetësimin nëse ulja e TVSH-së për ushqimet bazë nga 20% në 6% do të reflektohet realisht në supermarkete, Zusi beson se baza e gjerë e tregtarëve do të krijojë një konkurrencë të mjaftueshme për të frenuar abuzimet me çmimet.

“Gjithmonë ka qenë ky diskutim që edhe pse janë ulur taksat çmimet nuk janë ulur. Po unë e kam thënë edhe më përpara kam pas një diskutim me autoritetin e konkurrencës. Ato më janë shprehur që do ta merrnin me shumë dëshirë nese do t’iu caktohej me ligj edhe këtë lloj funksioni për të monitoruar pjesën e çmimeve të tregut.

Ka vende në Europë që i kanë këto autoritete, e kanë edhe këtë këtë lloj funksioni por duke qenë se baza e tregtarëve të produkteve ushqimore është shumë e madhe, flasim për dhjetra mijëra, unë besoj se kjo ka për të krijuar një konkurrencë të mjaftueshme ku njerëzit nuk mund të arrijnë dot të krijojnë marrëveshje për të mos ulur çmimet”, shpjegoi Alban Zusi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Tregtisë kundër paketës fiskale 2027, mbi 10 mld lekë barrë për biznesin

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë kundërshton paketën fiskale për vitin 2027, duke akuzuar qeverinë se ka hartuar ndryshimet pa konsultim. Ajo paralajmëron se masat...
20:16 | 28/10/2026

Qeveria miraton Aktin Normativ për të mbuluar shpenzimet e mjekimit për Erion Vishkullin

Qeveria ka miratuar një sërë vendimesh në mbledhjen e sotme, që përfshijnë mbulimin e shpenzimeve të mjekimit për Erion Vishkullin në vlerën 5 milionë lekë....
19:08 | 28/10/2026

Gjoba deri në 500 mijë lekë për shkeljet gjatë tubimeve, qeveria miraton paketën e re ligjore

Qeveria ka miratuar nismat e para të paketës së re ligjore kundër dhunës, të prezantuar pas protestave të dhunshme. Masat parashikojnë rritjen e gjobave për...
18:59 | 28/10/2026