Gazetari Arjan Konomi ka reaguar sërish pas dhunës së ushtruar ndaj tij nga të afërmit e Lindja Ramës, bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama.
Në video-mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, Konomi i kërkon Linda Ramës të tregojë emrin e kushëririt të saj, që siç thotë ai, janë nga zona e Krujës dhe në pabesi me të tjerë e goditi me grusht.
Po ashtu Konomi ka kërkuar ‘ndihmën’ e qytetarëve në rrjetet sociale për ta ndihmuar në identifikimin e të afërmit të Linda Ramës, pasi policia, thekson gazetari e ka të pamundur ta zbulojë identitetin e tij.
‘Edhe një gjë tjetër Linda! Dërgo dhe çunat e tezes të godasin herës tjetër, se me këta të dajës të shkoi huq!’, përmbyll reagimin e tij gazetari Arjan Konomi.
Statusi:
I lutem me nder Linda Ramës të tregojë emrin e kushëririt të saj, djalit të dajë Shabanit dhe Zogëzës, nga zona e Krujës, që erdhi me te tjerë si i pabesë dhe qëlloi me grusht, pastaj më uli në tavolinë për të pirë dhe u ngrit e goditi prapë. Sa pabesi që s'e ka në gjak shqiptari.
Sepse policia nuk po e gjen dot. Dhe është normale. Duhet të dalë ditën dhe natën të rrahë studentë dhe adoleshentë.
Edhe pse u paraqit si vëllai i Muharrem Shetës, personi që më kërcënoi para disa javësh në telefon, dhe policia ka të dhënat e tij dhe lokalin që ai ka në pronësi te 21 dhjetori, përballë inxhinieri ndërtimit, nuk e gjen. Polcia e ka të pamundur!
Kush ka dijeni për emrin apo foto të tij ju lutem të ma nisi ne DM. Ju garantoj anonimitetin!
Ah! Edhe një gjë tjetër Linda! Dërgo dhe çunat e tezes të godasin herës tjetër, se me këta të dajës të shkoi huq!
© SYRI.net